UEFA ka caktuar holandezin Joey Kooij si arbitrin kryesor të ndeshjes së kthimit mes Çeljes dhe Egnatias, e vlefshme për turin e dytë kualifikues të Ligës së Kampioneve. Sfida do të zhvillohet më 28 korrik në stadiumin “Stadion Celje”, në orën 20:15.
E gjithë trupa e arbitrimit për këtë përballje do të jetë nga Holanda. Gjyqtari 34-vjeçar i FIFA-s do të asistohet nga Dyon Fikkert dhe Murat Kuçukerbir, ndërsa arbitri i katërt do të jetë Robin Hensgens.
Në sistemin VAR është caktuar Jeroen Manschot, ndërsa rolin e AVAR-it do ta ketë Riçard Martnes.
Joey Kooij ka një njohje të mëparshme me futbollin shqiptar, pasi ka qenë pjesë e arbitrimit në Europianin U-17 të vitit 2025. Holandezi ishte arbitër i katërt në finalen Francë – Portugali, e fituar nga portugezët me rezultatin 3-0, ndërsa në gjysmëfinalen mes Portugalisë dhe Italisë, që u vendos pas goditjeve të penalltive, ai ishte gjyqtari kryesor i takimit.
Tashmë Kooij do të ketë në dorë një tjetër sfidë të rëndësishme europiane, atë që mund të përcaktojë fatin e Egnatias në aventurën e saj në Ligën e Kampioneve.
Gjyqtari kryesor: Joey Kooij
Asistenti i parë: Dyon Fikkert
Asistenti i dytë: Murat Kuçukerbir
Gjyqtari i katërt: Robin Hensgens
VAR: Jeroen Manschot
AVAR: Richard Martens
Lini një Përgjigje