TAGS-AT E JAVËS

Sport24 Korrik 2026, 17:26

Mbylli karrierën me Portugalinë, Ronaldo lë pas një boshllëk që mund t’i kushtojë miliona euro luzitanëve

Shkruar nga Pamfleti
Mbylli karrierën me Portugalinë, Ronaldo lë pas një
Kristiano Ronaldo me kombëtaren e Portugalisë

Largimi i Kristiano Ronaldos nga Kombëtarja e Portugalisë nuk pritet të ketë pasoja vetëm në aspektin sportiv, por edhe në atë financiar dhe të marketingut.

Një ekspert i njohur i marketingut sportiv ka paralajmëruar se Federata Portugeze e Futbollit duhet të nisë që tani përgatitjet për epokën pas Ronaldos, duke hartuar një strategji afatgjatë që do të minimizojë ndikimin e largimit të një prej ikonave më të mëdha të futbollit botëror.

Sipas tij, përfundimi i karrierës ndërkombëtare të pesë herë fituesit të “Topit të Artë” mund të sjellë një rënie të ndjeshme të interesit mediatik, audiencës globale dhe të ardhurave komerciale për federatën portugeze.

Për më shumë se 20 vite, Kristiano Ronaldo ka qenë shumë më tepër sesa kapiteni dhe lideri i Portugalisë. Ai është kthyer në fytyrën e kombëtares, duke tërhequr sponsorë të mëdhenj, kontrata televizive dhe miliona tifozë në të gjithë botën. Prania e tij ka rritur ndjeshëm vlerën tregtare të Federatës Portugeze të Futbollit, ndaj largimi i tij pritet të krijojë një boshllëk të madh.

Eksperti thekson se tranzicioni duhet të nisë përpara se Ronaldo të vendosë t’i japë fund karrierës me fanellën e Portugalisë. Sipas tij, kombëtarja duhet të ndërtojë një identitet të ri dhe të promovojë gradualisht yjet e brezit të ri, në mënyrë që të shmangë një rënie të fortë në aspektin ekonomik dhe të marketingut.

Edhe pse Portugalia ka në përbërje një brez futbollistësh shumë cilësorë, zëvendësimi i ndikimit global që Kristiano Ronaldo ka ndërtuar gjatë më shumë se dy dekadave mbetet një sfidë jashtëzakonisht e vështirë.

kristiano ronlado sulmuesi portugez

Lini një Përgjigje