
Rikthehemi tek ju të dashur ndjekës me kalvarin e mashtrimeve të “marifetçinjve” tanë. Çdo gjë që mundohemi të bëjmë është maksimumi ynë për më të mirën e qytetarëve dhe të ngremë zërin për padrejtësitë dhe shkeljet që bëhen kudo qofshin. Ne denoncojmë dhe mundohemi të sensibilizojmë por zgjidhja e problemit në shumë raste është e pamundur pasi kemi të bëjmë me shtetarë e institucione të kapura nga korrupsioni dhe tek ata prioritet është paraja dhe jo zbatimi i ligjit. Kjo derisa të venë në duart e drejtësisë e cila duket se gjumi letargjik nuk po e lëshon asnjëherë, apo derisa Babloku ti lëshojë nga gjiri i tij dhe të përfundojnë pas hekurave siç e pamë edhe në shumë raste të tilla.
Po me historinë e mashtruesve tanë çfarë bëhet?
A e ka vënë kush ujin në zjarr që ti thonë stop me mashtrimin që po na bëjnë çdo ditë?!
A thua këto institucione të korruptuara e kanë të vështirë të shkojnë dhe ta vërtetojnë se për çfarë shitet i famshmi deng pa markë “8S2”? Nëse i figuron ndryshe atëherë jemi të gatshëm të vijmë e të përballemi kudo që duan ata. Ne nuk mund të lejojmë që populli jonë të kthehet në dele. Këta harrojnë se ne jemi populli më i vjetër në Ballkan dhe që nuk ka arritur të na asimilojë për 500 vite Turqia e madhe dhe jo më një kompani mashtruese e ngritur nga hiçi. Morëm nismë nga rastësia e një gazetari të redaksisë tonë, i cili ishte prezent në një lokal ku për B52 iu ofrua produkti fals 8S2, i cili është po ashtu identik me atë që na sërvirnin më parë për “B52” dhe vendosëm që herë pas here të vizitojmë njesi të kategorive të ndryshme tregtare, qoftë edhe si rastësi. Për këtë nismën e mori gazetari që dëshmoi sesi në një lokal kur porosisje “B52” të vinte “8S2”.
“Kësaj here vendosa të shkoja në marketin e lagjes dhe për arsye se shitësen e njohim nuk po i jap të dhënat. Si një person i atij komuniteti u futa në market e përshëndeta dhe i thashe se doja të blija një qumësht, ujë dhe një “B52”. Çudia ishte e njejtë! Pasi më ofroi qumështin dhe ujin shitësja më ofroi gjithashtu edhe kanaçen false “B52”. I thashë në emër se kjo kanaçe nuk është “B52” dhe ajo mu përgjigj se po ky është i sakti. Imagjinoni atë njesi aq të vogël tregtare që ta shet produktin fals për origjinal. Po kujt duhet ti besojmë ne? A ndodh çdo ditë që të shkojmë tek marketi i lagjes dhe ti themi: Më jep produktet më të mira që ke? Si mund të mi japin produktet e mira kur unë di çdo detaj të atij produkti fals dhe ma shesin për produkt të saktë?"
Kjo gjë ndodh rëndomë dhe prek kudo, pasi ne jemi kthyer në turma që vetëm interesin tonë dhe shëndetin nuk e shohim, por shohim çfarë konsumon miku, fqinji apo VIP-i i paguar për reklamë dhe vrapojmë pas saj pa i ditur as të mirat e as të këqijat, as në është e saktë apo false pasi në vendin tonë nuk ka institucione që të na mbrojnë por ekzistojnë vetëm për të na marrë dhe ato pak të mira që kemi dhe të na lënë pa para, pa integritet dhe mbi të gjitha të tallen me inteligjencën tonë. Nuk arrijmë dot të kuptojmë se përse tregtarët e gjorë mashtrojnë blerësit e tyre? Ato norma fitimi që po fitojnë duke shitur produktin fals “8S2” për “B52” mund ti fitojnë edhe në produkte të tjera dhe nuk do të kenë nevojë të mashtrojnë konsumatorët. Për një normë fitimi 4-5 deri në maksimumi 12% mashtrojnë blerësit. Mos o zot të na mashtrojnë me çdo gjë që shesin si: bylmet, lëngje, fruta perime, mishi. Nuk po arrijmë dot ti kuptojmë këtë kategori tregtarësh të cilët përdoren nga “marifetçinjtë” ku nuk i lënë as të fitojnë por thjesht i mashtrojnë me thërrime. Apo mos është e vërtetë ajo shprehja “skllevërve pakësoi bukën dhe rriti punën.” Shpresojmë të mos jetë kjo e fundit sepse për këtë kategori është fundi i fundit, të kthehen në skllevër!
Lini një Përgjigje