Kolegji Zgjedhor rrëzoi sot përfundimisht pretendimet e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në Kamëz.
Me vendimin e sotëm (19 qershor 2023) Kolegji vendosi të lërë në fuqi rezultatin e dalë nga zgjedhjet e 14 majit ku Rakip Suli fitoi me një diferencë mbi 12 mijë vota ndaj kandidatit të "BF" Arjan Hoxha.
Gjithashtu u rrëzuan edhe kërkesat e tjera të koalicioni Berisha-Mera që kërkonin ekspertë të huaj për shqyrtimin e funksionimit të pajisjeve elektronike, krahasimi e rezultatit elektronik me atë fizik si dhe hapjen e kamerave të sigurisë të vendosura ditën e votimit.
Në Kamëz, Rakip Suli u shpall fitues me 23657, ose 60.65 % të votave, ndërsa kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Arjan Hoxha mori 13,694 vota ose 35,11% të votave.
Lini një Përgjigje