TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet19 Qershor 2023, 10:32

Matura Shtetërore, publikohet teza e Ekonomisë 15 minuta para nisjes së provimit

Shkruar nga Pamfleti

Matura Shtetërore, publikohet teza e Ekonomisë 15 minuta para nisjes

Kjo nuk është hera e parë që tezat e provimeve të Maturës publikohen para nisjes së provimit nga nxënësit.

Dhe sot ndodhi përsëri.

Teza e Ekonomisë, në ditën kur maturantët do të zhvillojnë provimet me zgjedhje, ka dalë 15 minuta para nisjes se testit.

Provimi i parë i Maturës, ai i Gjuhës së Huaj u publikua gjithashtu para nisjes zyrtare.

Pavarësisht vendosjes së kamerave dhe rritjes së mbikëqyrjes nga ana e administratorëve, kjo nuk i ka ndaluar nxënësit të nxjerrin telefonin dhe të publikojnë në rrjet tezën e provimit. Situatë e njëjtë ishte dhe me provimin e Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe.

Testi i tretë, ai i Matematikës, u publikua 20 minuta para gjithashtu.

Matura Shtetërore, publikohet teza e Ekonomisë 15 minuta para nisjesMatura Shtetërore, publikohet teza e Ekonomisë 15 minuta para nisjesMatura Shtetërore, publikohet teza e Ekonomisë 15 minuta para nisjes

matura shtetërore publikohet teza e ekonomisë

Lini një Përgjigje