TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Korrik 2026, 19:34

A hoqi dorë Rama në minutën e fundit nga lëvizjet në qeveri? Peleshi ndryshon sërish axhendën e Kuvendit

Shkruar nga Pamfleti
A hoqi dorë Rama në minutën e fundit nga lëvizjet në
Grupi i PS

Deri pak orë para mbledhjes së zgjeruar të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, gjithçka të çonte drejt një riformatimi të qeverisë.

Burime nga mazhoranca flisnin për largimin e disa ministrave, ndërsa edhe vendimi për të shtyrë mbylljen e sesionit parlamentar u interpretua si një lëvizje procedurale për t'i lënë kohë Presidentit të dekretonte ministrat e rinj dhe Kuvendit t'i votonte ata në seancën e radhës.

Por skenari ndryshoi.

Mbledhja e zhvilluar në Pallatin e Brigadave u përqendrua te analiza e punës së qeverisë, deputetëve dhe strukturave të Partisë Socialiste, pa u shpallur asnjë ndryshim në kabinet.

Kjo ka ngritur pikëpyetje nëse kryeministri Edi Rama ndryshoi mendim në orët e fundit, duke pezulluar ose shtyrë riformatimin e qeverisë, i cili deri pak para nisjes së mbledhjes konsiderohej pothuajse i sigurt.

Në këtë panoramë shtohet edhe një tjetër zhvillim. Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka ndryshuar sërish axhendën e punimeve, duke thirrur një seancë plenare më 27 korrik, edhe pse dje në senacë ishte vendosur që Kuvendi të mblidhej më 30 korrik. Sipas informacioneve senca e  30 korrikut u caktua për shkak se pritej votimi i ministrave të rinj, por si duket diçka ka ndryshuar rrugës. Seanca e të hënës do të jetë 'sa për sye faqe'.

Lini një Përgjigje