TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Maj 2026, 20:33

Tensione në protestën e PD, policia përdor ujë dhe gaz lotsjellës (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Tensione në protestën e PD, policia përdor ujë dhe gaz
Tensione në protestë

Protestuesit u larguan nga Kryeministria drejt Ministrisë së Brendshme, ndërsa pranë Hotel Dajtit u përplasën me forcat e policisë. Nga turma u hodhën molotovë.

Kanë nisur tensionet në protestën e opozitës në Tiranë, pasi turma e protestuesve u largua nga Kryeministria dhe marshoi drejt Ministrisë së Brendshme.

Përballë zonës së Hotel Dajtit, policia ka bllokuar avancimin e protestuesve duke krijuar kordon sigurie, ndërsa më pas ka përdorur ujë me presion dhe gaz lotsjellës për shpërndarjen e turmës.


Nga ana tjetër, protestuesit kanë hedhur molotovë dhe mjete të tjera në drejtim të forcave të rendit, duke sjellë përshkallëzim të situatës në zonë.

Tensione në protestën e PD, policia përdor ujë dhe gaz

Në terren ndodhen forca të shumta policie, ndërsa situata vijon të jetë e tensionuar në afërsi të Ministrisë së Brendshme dhe bulevardit qendror.

Protesta e kësaj mbrëmjeje nisi para Kryeministrisë pa fjalime politike, ndërsa opozita kishte paralajmëruar marshim në rrugët e Tiranës.

Tensione në protestën e PD, policia përdor ujë dhe gaz

2 Komente

  1. p
    penicillina

    pse nuk shkruani qe ishin talibanet e fundit qe i kishin mbetur sllavo-komunistit SB

    1. L
      LIRIA

      Me shume jane BODYGARDET e Sali CARIT, se protestuesa

      Lini një Përgjigje