
Opozita ka nisur marshimin në rrugët e kryeqytetit, ndërsa protesta para Kryeministrisë nuk ka zgjatur më shumë se 45 minuta.
Mbështetësit e opozitës u mblodhën para godinës së Kryeministrisë ku qëndruan deri në orën 20:25 dhe më pas iu drejtuan Ministrisë së Brendshme, një formë proteste ndaj Policisë së Shtetit lidhur me kriminalitetin në vend.
Ndërkohë në afërsi të ish-hotel Dajtit është vendosur një kordon policor, bashkë me një makinë uji, me synim që të ndalet marshimi i protestuesve në drejtim të Ministrisë së Brendshme.
Kjo është hera e parë që Policia e Shtetit aplikon një skemë të tillë, duke bllokuar kështu lëvizjen e protestuesve nga Kryeministria në drejtim të institucioneve të tjera. Policia pretendon se leja për të protestuar është dhënë vetëm për zonën e Kryeministrisë.
Lini një Përgjigje