TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Maj 2026, 20:04

Rama prek në pikën e dobët Muzhaqin: Për shumëkënd është meme e famshme... për ne protagoniste

Shkruar nga Pamfleti
Rama prek në pikën e dobët Muzhaqin: Për shumëkënd
Bora Muzhaqi

Kryeministri Edi Rama ishte këtë të premte në Elbasan në një takim me të rinjtë, ku në fokus ishin programet e start-upeve dhe mbështetja financiare për projektet inovative.

Në fjalën e tij, Rama deklaroi se qeveria do të rrisë fondet për programin, duke financuar më shumë aplikues se sa ishte parashikuar fillimisht.

Ne nuk do të kufizohemi te numri i fituesve të parashikuar sipas shifrave të dy viteve të shkuara, por do të bëjmë financim shtesë në javët që vijnë, duke financuar edhe aplikues të tjerë mbi atë shifër. Do ta rrisim financimin, po aq sa është rritur edhe numri i aplikimeve”, tha Rama.

Kryeministri u ndal edhe te investimet në teknologji dhe laboratorët inteligjentë në shkolla, duke theksuar se në Elbasan janë 27 shkolla të pajisura me laboratorë të tillë.

Gjatë fjalës së tij, Rama vlerësoi edhe ministren Bora Muzhaqi, teksa nuk e fshehu se ajo është “mbretëresha e memeve”.

Këtu kemi edhe një person që nuk i merr sa duhet kreditet, është Bora Muzhaqi, që për shumëkënd është meme e famshme, por për ne këtu është një protagoniste, pa të cilën nuk do të kishim bërë shumëçka u bë në hapat e parë”, u shpreh kryeministri.

Ai u bëri thirrje të rinjve të përfitojnë nga eksperienca dhe mbështetja në aplikimet për projektet fituese.

Prandaj dua të sjell këtu kontributin e Borës dhe ta nxis atë që ta përdorë këtë eksperiencë për të mësuar sa më shumë të rinj në Elbasan për të bërë aplikimet e duhura. Njëkohësisht t’ju nxis dhe juve që t’i qepeni Borës për të mësuar sesi bëhet një aplikim fitues”, tha Rama.

muzhaqi rama meme

Lini një Përgjigje