TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Maj 2026, 20:08

“Humbës i keq”, Rama thumbon Berishën: Imagjinata të thotë se dikush ta bën me hile

Shkruar nga Pamfleti
“Humbës i keq”, Rama thumbon Berishën: Imagjinata të
Rama e Berisha

Kryeministri Edi Rama nuk ka kursyer batutat në drejtim të kreut demokrat Sali Berisha, të cilin e etiketoi si një humbës të keq, por që asnjëherë nuk e pranon humbjen.

E ndërsa Berisha dhe mbështetësit e tij protestonin para godinës së Kryeministrisë në bulevardin Dëshmorët e Kombit në Tiranë, Edi Rama zhvillonte një takim me të rinjtë në Elbasan, ku premtonte mbështetjen e Qeverisë për të apasionuarit pas teknologjisë.

Në fjalën e tij, Rama tha se humbësit më të këqij janë ata që kurrë nuk e pranojnë rezultatin dhe mundohen të gjejnë justifikime për humbjen. Dhe këtë batutë, Rama ia ka drejtuar në distancë Berishës, i cili nuk njeh rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit 2025, ndërsa akuzon Kryeministrin për vjedhjen e votave. E ndërsa në njërën anë akuzon Ramën se i ka vjedhur votat ose ka manipuluar rezultatet, në anën tjetër PD nuk ka zhvilluar asnjë analizë lidhur me rezultatin katastrofik të 1 viti më parë.

Ndodh shpesh për shkak se përgjithësisht ne dhe sidomos burrat shqiptarë, të jemi humbës shumë të këqij. Humbësi i keq është ai që nuk arrin dot ta pranojë se ka merituar të humbë një ndeshje, një garë, një sfidë dhe insiston në faktin se i thotë imagjinata se i kanë bërë një hile, se dikush tjetër pa meritë i ka marrë atë që u takonte, se këtu nuk u jepet asnjëherë merita atij që i takon, se këtu dikush dha para dhe se dikush tjetër dha fjalën për një krushqi, etj, çka është edhe rruga për të vazhduar të jesh humbës.

Ndërkohë që humbësit e mirë janë ata që i kthehen vetes dhe nuk rrinë të gjejnë arsye pas arsyesh duke fantazuar, ose nuk justifikohen me faktin që vërtetë në një rast mund të ketë ndodhur që të kenë humbur padrejtësisht, por motivojnë njëri-tjetrin si skuadër për të bërë gjënë e duhur dhe për të fituar ndeshjen e ardhshme. Kjo botë është e ëndërrimtarëve që guxojnë”, tha Rama.

 

rama berisha humbes

Lini një Përgjigje