
Kreu i PD-së, Sali Berisha ka reaguar lidhur me incidentin e ndodhur me kartat e identitetit në Himarë, ku disa persona nuk janë lejuar të votojnë për arsye se kishin karta të skaduara.
Sipas tij, përjashtimi nga votimi i qindra e qindra qytetarëve të Himarës, është një akt antikushtetues dhe se nga këto përjashtimet dëmtohet opozita, pasi votuesit të cilët nuk janë lënë të votojnë sipas Berishës janë opozitar.
"Të dashur miq, me urdhër te Edi Ramës sot nuk u lejuan të votojnë për shkak të datës së kartave të identitetit, qindra qytetarë të identifikuar kryesisht mbështetës të opozitës. Ky është një akt i pa precedent, një krim shtetëror elektoral, dhunim i Kushtetutës që ka si qëllim të vetëm manipulimin e rezultatit zgjedhor nga Edvin Gjipea. Sqaroj këtu qytetarët se ky standard nuk u zbatua në zgjedhjet e 14 Majit dhe në ligjet e vendit edhe pas lëshimit të kartave biometrike në mungesë të saj, janë pranuar edhe letërnjoftimet e vjetra që vërtetonin plotësisht identitetin e personit.
Përjashtimi i qindra zgjedhësve nga e drejta e votimit, ndryshimi i qëllimshëm dhe i programuar i qendrave të votimit të qindra qytetarëve, shtimi në listat e votimit të qindra qytetarëve nga Dropulli, Saranda apo pasuarve të vilave turistike të bregut janë veprime mafioze antiligjore që akuzojnë rëndë direkt Edi Ramën dhe Vangjel Tavon për krim të shëmtuar elektoral.
Partia Demokratike dënon me forcën më të madhe këto akte të rënda antikushtetuese të Edi Gjipes dhe kukullës së tij Vangjel Tavo dhe i garanton se drejtësia vonon, por nuk harron", shprehet Berisha.
Lini një Përgjigje