TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Gusht 2024, 10:59

200 qytetarë me kartë identiteti të skaduar nuk u lejuan të votonin, reagon KQZ: Nuk jemi organi kompetent për shtyrjen e afateve!

Shkruar nga Pamfleti

200 qytetarë me kartë identiteti të skaduar nuk u lejuan të

Komisioni Qendror Zgjedhor ka reaguar lidhur me faktin që shumë qytetarë që janë paraqitur në qendrat e votimit me karta të skaduara nuk janë lejuar të votojnë.

Në reagimin e KQZ, thuhet se Komisioni Qendror Zgjedhor nuk është organi kompetent për shtyrjen e afateve të vlefshmërisë të dokumenteve të identifikimit.

Gjithashtu, shton se për personat mbi 75 vjeç, vlefshmëria e dokumenteve të identifikimit është pa afat.

"Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sjell në vëmendje se nuk është organi kompetent për shtyrjen e afateve të vlefshmërisë të dokumenteve të identifikimit.

Për zgjedhësit mbi 75 vjeç vlefshmëria e dokumenteve të identifikimit është pa afat. Kështu përcaktohet në ligjit nr. 89/2020, datë 09/07/2020 “Për një shtesë në ligjin nr. 8952, datë 10.10.2002 “Për letërnjoftimin elektronik të shtetasve shqiptarë”, i ndryshuar”, thuhet në reagimin e KQZ.

Lini një Përgjigje