TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Gusht 2024, 10:48

Rama si falsifikator kartash identiteti

Shkruar nga Pamfleti
Rama si falsifikator kartash identiteti
Luçiano Boçi

Boçi shprehet se kartat që falsifikon Rama tani kanë afat 50 vjeçar, ku merr rastin e një gruaje të moshuar nga Kakavia, të cilën e kanë bërë banore të Himarës.

Procesi i votimit në Himarë ka hasur disa problematike. Dhjetëra qytetarë nuk janë lejuar të shkundin votën, pasi janë paraqitur me karta identiteti të skaduara. Mirëpo demokrati Luçiano Boçi ka denoncuar një tjetër problematikë, atë të kartave të falsifikuara.

Boçi shprehet se kartat që falsifikon Rama tani kanë afat 50 vjeçar, ku merr rastin e një gruaje të moshuar nga Kakavia, të cilën e kanë bërë banore të Himarës.

Vesi del me shpirtin.  E kanë grabitjen dhe vjedhjen e votës mjetin me të cilin duan të deformojnë vullnetin e qytetarëve himarjotë, siç kanë bërë në çdo palë zgjedhje kudo në Shqipëri.

Falsifikojnë dhe veten (se falso janë) dhe të dhënat dhe kartat e identitetit, vetëm e vetëm të arrijnë qëllimin.

Çfarë turpi!

E marrin gruan e moshuar nga Kakavia dhe e bëjnë banore të Himarës.

Por harrojnë një detaj, sepse kartat dhe pasaportat kanë vlerë vetëm 10 vite.

Kartat që falsifikon Rama tani kanë afat 50 vjeçar.

Shiheni vetë:

Zonja nga Kakavia që është bërë votuese e Himarë, megjithëse është e datëlindjes 1949 dhe kartën ia kanë dhënë në 21.3.2024, skadencën e ka në vitin 2074.

Zonja tjetër nga Fterra është e datëlindjes 1940. Kartën e identitetit e ka marrë në 23.10.2023 dhe jo çuditërisht i skadon në 2073.

Domethënë jo vetëm sot, por deri në 2073 Rama i ka votues!

Çfarë turpi për një Kryeministër të paturp?!”, shkruan Boçi.

 

luçiano boçi

Lini një Përgjigje