Kandidati i Partisë Socialiste për Himarën, Vangjel Tavo ka votuar në qendrën e votimit në Palasë.
Përpara se të hyjë në QV, Tavo është përshëndetur në greqisht dhe shqip me banorët. Pasi votoi ftoi qytetarët të votojnë projektin dhe alternativën më të mirë për Himarën dhe himariotët.
Kur u pyet për problematikën e votuesve me karta identiteti të skaduara, Tavo tha: Nuk është çështja ime por mbi ligjin nuk mund të dalë asnjë njeri.
“Sot e kanë fjalët Himara dhe himarjotët për të votuar, procesi ka qenë i qetë. Uroj të vazhdoj kështu deri në moment të fundit të votimit qetësia, ashtu sikurse ka mbizotëruar gjatë fushatës. Himarjotët të dalin masivisht në votime dhe të votojnë projektin më të mirë për ta.
Nuk është çështja ime, mbi ligjin nuk mund të dalë njeri”, tha ai.
Lini një Përgjigje