TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Gusht 2024, 10:52

Sot zgjedhjet, voton Petro Gjikuria: Unë do të jem kryetari i ardhshëm i Bashkisë Himarë!

Shkruar nga Pamfleti
Sot zgjedhjet, voton Petro Gjikuria: Unë do të jem kryetari i
Petro Gjikuria

Kandidati i PD-së, Petro Gjikuria tha se do të fitojë zgjedhjet e Bashkisë Himarë, teksa u shpreh se “unë do të jem kryetari i ardhshëm”.

Petro Gjikuria, pasi hodhi votën e tij në kutinë e votimit, u shpreh se sot është ditë feste dhe e demokracisë.

Ai u bëri thirrje himarjotëve që t’i drejtohen qendrave të votimit, duke theksuar “të fitojë më i miri”.

Kjo është një ditë feste, le ta festojmë të gjithë bashkë. Është dita e demokracisë, të gjithë bashkëfshatarët e mi të shkojnë në kutitë e votimit dhe të fitojë më i miri. Se çfarë do të bëhet ditën e nesërme do ta dimë të hënë. Mos të fillojmë me pyetje të tilla sikur kemi ngrënë limona që me mëngjes, unë do të jem kryetari i ardhshëm i bashkisë Himarë.

Vitin e kaluar njerëzit u lejuan të votojnë me karta të skaduara kurse këtë herë nuk u lanë të votoni, Ky është problem”, tha kandidati demokrat.

Lini një Përgjigje