Gjikuria iu drejtua gazetarëve duke u thënë: "Të mos fillojmë me pyetje të tilla sikur keni ngrënë limona që në mëngjes".
Pas votimit Petro Gjikuria u nxeh me gazetarët të cilët e pyetën se çfarë do të bënte nëse nuk fitonte, a do e pranonte ofertën e Vangjel Tavos për t’u bërë nënkryetar i bashkisë, apo do të priste biletën për të shkuar drejt SHBA.
Gjikuria iu drejtua gazetarëve duke u thënë: "Të mos fillojmë me pyetje të tilla sikur keni ngrënë limona që në mëngjes".
"Kjo është një ditë feste le ta festomë të gjithë bashkë, sot është dita e demokracisë, të gjithë bashkëfshatarët e mi të shkojnë në kutitë, të votojnë, të fitojë më i miri, të fitojë demokracia. Se çfarë do të ndodhë nesër do ta dimë të hënën, të mos fillojmë me pyetje të tilla sikur keni ngrënë limona që në mëngjes. Unë do të jem kryetar i ardhshëm i Himarës' u tha gazetarëve Gjikuria.
Lini një Përgjigje