TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Prill 2026, 21:56

PD mban protestën e radhës: Përplasje, molotov, shkopa gome dhe disa deputetë të lënduar

Shkruar nga Pamfleti
PD mban protestën e radhës: Përplasje, molotov, shkopa gome dhe
Protesta e PD

Nga podiumi te molotovët dhe ndërhyrja e forcave speciale, tubimi u shoqërua me incidente, përdorim force dhe përfundoi me përplasje drejt Kuvendit

Partia Demokratike zhvilloi sot protestën e saj të shtatë kombëtare përpara Kryeministrisë, e cila nisi me fjalime nga drejtues dhe përfaqësues të opozitës, por më pas u shoqërua me tensione dhe përplasje të forta me policinë.

Tubimi u hap me fjalime nga figura të Partisë Demokratike, ndërsa kreu i saj, Sali Berisha, mbajti fjalën kryesore përpara mbështetësve të mbledhur në bulevard. Në fjalimin e tij, Berisha hodhi akuza ndaj qeverisë për manipulim të zgjedhjeve dhe kontroll të votës, duke bërë edhe krahasime me situatën politike në vende të tjera europiane.

Pas përfundimit të fjalimeve, situata u tensionua, kur një grup protestuesish hodhi fishekzjarrë dhe molotov në drejtim të godinës së Kryeministrisë. Menjëherë pas kësaj, policia ndërhyri me shpejtësi dhe në mënyrë të koordinuar, duke kapur në befasi protestuesit dhe duke neutralizuar personat që po hidhnin mjetet piroteknike.

Ndërhyrja e forcave të rendit u shoqërua me përplasje fizike në terren. Sipas raportimeve dhe pamjeve nga vendi i ngjarjes, policia përdori shkopinj gome, gaz lotsjellës, ujë me presion dhe spraj djegës për shpërndarjen e turmës.

Si pasojë e ndërhyrjes, disa përfaqësues të opozitës mbetën të lënduar. Aulon Kalaja, Luçiano Boçi dhe Klevis Balliu përfunduan në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, u pa i shtrirë në rrugë duke marrë ndihmën e parë, pas problemeve të shkaktuara nga spraji djegës.

Përplasjet vijuan edhe më tej, pasi një pjesë e protestuesve u zhvendos drejt zonës së Kuvendit. Pranë Xhamisë së Namazgjasë u shënuan tensione të reja, ku deputetë të opozitës si Flamur Noka dhe Bledjon Nallbati u përplasën me efektivët në përpjekje për të çarë kordonin e policisë.

Forcat e rendit përdorën autobotet me ujë me presion për të ndalur avancimin e turmës dhe për të mos lejuar afrimin e protestuesve drejt godinës së Kuvendit, duke mbajtur të bllokuar perimetrin e sigurisë.

Tubimi nis rreth orës 19.40 dhe u mbyll pas afro dy orësh. Ishte kreu i PD, Sali Berisha që shpalli përfundimin e tubimit duke mbajtur fjalën përmbyllëse nga selia e PD. /Pamfleti

pd proteste

1 Komente

  1. S
    Sokoli

    Gjylja e plakut Mere te politikes

    Lini një Përgjigje