TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet17 Prill 2026, 21:33

Policia masakron deputetët e PD, Boçi dhe Balliu në urgjencë; Flamur Noka i shtrirë në rrugë (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Policia masakron deputetët e PD, Boçi dhe Balliu në
Noka në gjendje jo të mirë

Tensionet në protestën e Partisë Demokratike janë përshkallëzuar në përplasje të forta me policinë, ku disa deputetë dhe përfaqësues të opozitës kanë mbetur të lënduar dhe kanë përfunduar në spital.

Sipas raportimeve nga terreni, gjatë ndërhyrjes së policisë është përdorur spraj djegës, i cili ka prekur një numër të madh protestuesish dhe përfaqësuesish të PD-së. Si pasojë, Aulon Kalaja, Luçiano Boçi dhe Klevis Balliu janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Ndërkohë, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, është parë i shtrirë në rrugë, duke marrë ndihmën e parë nga mbështetësit, pasi ka shfaqur probleme të forta në sy si pasojë e sprajit djegës.

noka policia

1 Komente

  1. T
    Tony

    Ju bofsha kurbon, shtypini me kembe barbaret hajdute qe ulurijne e djegin per te mbuluar vjedhjet, krimet e poshtersite qe i kane bere popullit. Na moren fytyren si komb e shtet plehrat. Iken trimat e te mencurit e kane mbetur qurrashet e prandaj bejne keshtu zhulsat perverte proviciale. Me shume prona e pasuri kane keta qente e vjeter se qente e rinj.

    Lini një Përgjigje