TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet17 Prill 2026, 17:25

Pak orë nga protesta e PD, policia “blindon” Kryeministrinë; Skënder Hitaj zbret vetë në terren

Shkruar nga Pamfleti
Pak orë nga protesta e PD, policia “blindon”
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hitaj

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hitaj, ka ndjekur nga afër masat për mbarëvajtjen e protestës së thirrur nga opozita, në aksionin e parë të kësaj natyre që prej marrjes së detyrës. Për mbarëvajtjen e tubimit raportohet se janë angazhuar rreth 1500 efektivë policie.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hitaj, ka zbritur në terren për të ndjekur nga afër masat e marra për protestën e parë të opozitës pas emërimit të tij në krye të policisë.

Sipas informacioneve të bëra me dije, Hitaj ka qenë pranë forcave të policisë të angazhuara në terren, ku mësohet se ka dhënë udhëzime dhe instruksione për efektivët e përfshirë në operacionin për garantimin e rendit dhe sigurisë.

Forca të shumta policie janë vendosur në godinën e Kryeministrisë, gjithashtu janë vendosur edhe gardh metalik. Në zonë është e vendosur edhe një ambulancë, si edhe autobote uji.

Policia e Shtetit ka njoftuar ditën e djeshme një plan të posaçëm masash për mbarëvajtjen e protestës së thirrur nga opozita, duke angazhuar forca të shumta në pikat kyçe të kryeqytetit, kryesisht pranë institucioneve kryesore shtetërore.

Sipas të dhënave zyrtare, rreth 1500 efektivë policie janë vendosur në terren për garantimin e rendit dhe sigurisë. Në zonat ku pritet zhvillimi i protestës janë vendosur gjithashtu gardhe metalike, ndërsa në gatishmëri ndodhen edhe mjete të emergjencës, përfshirë ambulanca dhe autobote uji.

Për shkak të tubimit, duke nisur nga ora 15:00, disa akse rrugore në qendër të Tiranës janë bllokuar për qarkullimin e automjeteve. Konkretisht, ndalohet lëvizja në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, si dhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.

Ndërkohë, masat kufizuese kanë nisur që më herët. Që prej orës 23:45 të mbrëmjes së enjtes është bllokuar lëvizja dhe është ndaluar parkimi i automjeteve në segmentin e bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, nga “Ura e Dajtit” deri në rrugën “Ismail Qemali”.

Kjo është protesta e shtatë kombëtare e organizuar nga PD, e cila kërkon dorëheqjen e qeverisë dhe të kryeministrit Edi Rama pas shumë skandaleve ku është e përfshirë.



 

protesta e pd skënder hitaj

Lini një Përgjigje