TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet17 Prill 2026, 15:46

Zjarri tek kompleksi “Arlis”, Avokati i Popullit shkresë Bashkisë Tiranë: Jepni bonus qiraje për familjet e prekura

Shkruar nga Pamfleti
Zjarri tek kompleksi “Arlis”, Avokati i Popullit shkresë
Zjarri te kompleksi i pallateve

Institucioni i Avokatit të Popullit i është drejtuar sot Bashkisë së Tiranës me një shkresë, përmes së cilës kërkon garantimin e strehimit të përshtatshëm për të gjithë banorët e prekur nga zjarri në kompleksin “Arlis”.

Fokusi më emergjent në trajtimin e kësaj çështjeje ka të bëjë me të drejtën për strehim si një prej të drejtave më të rëndësishme të njeriut, të afirmuar në një numër të konsiderueshëm të instrumenteve të së drejtës ndërkombëtare të ratifikuara nga shteti shqiptar dhe si një e drejtë që lidhet drejtpërdrejt me të drejtën për jetën dhe shëndetin”, thuhet në letër.

Konkretisht, Avokati i Popullit kërkon nga kjo njësi e qeverisjes vendore trajtimin e familjeve të mbetura të pastreha me bonus qiraje.

Familjet e mbetura të pastreha nga zjarri i rënë në pallatin e kompleksit ‘Arlis’, vlerësojmë se duhet të trajtohen në mënyrë të menjëhershme me një nga programet e strehimit social, më të përshtatshëm, të parashikuar në nenin 11 të ligjit nr. 22/2018.

Më konkretisht, përfitimi i bonusit të qirasë për këto familje, derisa atyre t’u sigurohet strehimi i përshtatshëm përmes meremetimit të banesave, do të ishte zgjidhja e duhur dhe koherente për vetë zhvillimet që lidhen me këtë rast”, thuhet ndër të tjera në letër.

Zjarri tek kompleksi “Arlis”, Avokati i Popullit shkresë

zjarri pallat

Lini një Përgjigje