TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet17 Prill 2026, 16:52

U dënuan për çështjen e ‘Sterilizimit’, GJKKO liron Klodjan Rrjepajn dhe Ilir Rrapajn: U mbaroi dënimi me mbajtjen në paraburgim

Shkruar nga Pamfleti

U dënuan për çështjen e ‘Sterilizimit’, GJKKO

Gjykata e Posaçme ka liruar ish-zv/ministrin Klodjan Rrjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj. Raportohet se vendimi u dha me shuarje dënimi sepse pas përllogaritjeve atyre u ka përfunduar koha e dënimit më mbajtjen në paraburgim.

Të dy u arrestuan më 17 gusht të vitit 2023. Ndërkohë që më 4 mars të këtij viti, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) dënoi me 6 vite burg ish-zëvendësministrin e Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj, në kuadër të hetimeve për koncesionin e sterilizimit.

Rrjepaj u shpall fajtor për veprat penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën” dhe “Falsifikim”. Megjithatë, për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi i tij ulet në 4 vite burg.

Gjithashtu, gjykata dënoi me 6 vite burg edhe biznesmenin Ilir Rrapaj. Edhe për të është aplikuar gjykimi i shkurtuar, duke bërë që dënimi përfundimtar të jetë 4 vite burg.

Kujtojmë se të dy u hetuan dhe gjykuan në kuadër të dosjes së njohur si “Sterilizimi”, një nga çështjet më të rëndësishme të trajtuara nga SPAK në lidhje me koncesionet në sektorin e shëndetësisë.

gjkko rrjepaj paraburgimi

Lini një Përgjigje