TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet17 Prill 2026, 20:02

“Nuk kam qenë nuse e asaj shtëpie, por vajzë shpirti”, Liri Berisha: Meraku më i madh që kam për Argitën dhe Shkëlzenin

Shkruar nga Pamfleti
“Nuk kam qenë nuse e asaj shtëpie, por vajzë
Familja Berisha

Liri Berisha, bashkëshortja e kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha, ka ndarë një rrëfim personal për jetën familjare dhe rolin e saj si nënë, gjatë një interviste në emisionin “Mes’Dritë” në Vizion Plus.

Ajo u ndal te meraku më i madh që, sipas saj, ka çdo nënë, duke theksuar se mbi gjithçka qëndron shëndeti dhe jeta e fëmijëve.

Meraku kryesor i një nëne është shëndeti, fati. Pastaj gjërat e tjera, padyshim që shkolla, profesionet, a do jenë të aftë në jetë, a do bëhen ashtu si duam ne. Por ajo për të cilën falem dhe lutem si nënë, kur dua të fle, është që të kenë shëndetin dhe jetën”, u shpreh ajo.

Liri Berisha foli edhe për krenarinë familjare dhe vlerat që, sipas saj, janë trashëguar ndër breza.

Ata kanë qenë krenarë për mbiemrin e tyre. Jo vetëm për mbiemrin e Sali Berishës, por për mbiemrin Berisha,” tha ajo, duke shtuar se familja Berisha ka qenë e respektuar në krahinën e origjinës.

Në rrëfimin e saj, ajo theksoi gjithashtu lidhjen e fortë me familjen e bashkëshortit: “Unë, si nuse e asaj shtëpie, kam qenë vajzë shpirti e asaj shtëpie.”

 

berisha pd liria

1 Komente

  1. T
    Tony

    Na qenka trembur serbja, si duket do bjere edhe Vucic e nuk ka nga tia mbaje per strehim "politik". Keta ndyresira ia kaluan edhe Enver Hoxhes e Mehmet Shehut qe i bene femijet inxhiniere e jo kodoshe si keta qe femijet i kane bere avoqete e financ-qire qe te perlajne e mbrojne cdo grabitje e krim. Jane angazhuar tere familja ne politike-grabitje me femije, sorrollop, me mace e minj.

    Lini një Përgjigje