
Ju ftojme te ndiqni Edicionin Informativ me zhvillimet kryesore deri ne kete ore te dites, ku nder te tjera vecojme:
Sot pritet të nisë protesta e opozitës në shesh, ku Sali Berisha ka paralajmëruar rikthimin e fjalimeve dhe mobilizimin qytetar, ndërsa policia ka siguruar zonën dhe leja për tubimin është deri në orën 22:00.
Ish-ministrja Elisa Spiropali ka dalë me kritika të forta ndaj qeverisjes, duke folur për një “model klanor” dhe “makineri presioni” në funksionimin e shtetit.
Në Kuvend, një vendim i Gjykates Administrative te Shkallës së Parë Tiranë ka rrëzuar përjashtimin 30-ditor të gjashtë deputetëve të opozitës, duke i rikthyer në punimet parlamentare.
Ndërkohë, ''Fox News'' ka publikuar një paralajmërim për udhëtime në Shqipëri, duke përmendur rreziqe të mundshme sigurie të lidhura me grupe pranë Iranit.
Në drejtësi, SPAK ka kërkuar 10 vite burg për ish-kreun e ARRSH-së Evis Berberi, ndërsa një tjetër vendim i GJKKO ka lënë në burg tre të dyshuar për trafikun ndërkombëtar të 7.5 ton kokainë.
Në Tiranë, kryebashkiaku Erion Veliaj ka depozituar kallëzim për falsifikim dokumentesh lidhur me nisjen e një procedimi penal ndaj tij.
Në Kosovë, Lutfi Haziri ka konfirmuar negociata mes Lidhjes Demokratike e Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje për zgjedhjen e presidentit, me afat deri më 28 prill.
Në zhvillime të tjera, vrasja e Liridona Ademajt vijon në gjykatë, ku prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për të akuzuarit.
Ndërsa në sport, vendimi për trajnerin Sylvinho ne krye te kuqezinjve pritet së shpejti pas negociatave me FSHF.
Lini një Përgjigje