TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Prill 2026, 21:29

Berisha largohet nga protesta, “drejtimin” e marrin vajza dhe djali

Shkruar nga Pamfleti
Berisha largohet nga protesta, “drejtimin” e marrin vajza dhe djali
Argita dhe Shkëlzeni në protestë

Familjarët e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, i janë bashkuar protestës së zhvilluar përpara Kryeministrisë, duke qenë të pranishëm mes qytetarëve në tubimin e opozitës.

Argita Malltezi dhe Shkëlzen Berisha janë parë në mes të protestuesve, teksa ndiqnin nga afër zhvillimet e protestës dhe marshimin e opozitës në kryeqytet.

Gjatë protestës, Argita Malltezi ka reaguar për situatën e krijuar, duke folur për tensionet dhe ndërhyrjen e policisë.

Atje u hodhën fishekzjarrë, u kthye dhunë e pajustifikuar. E shoh protestën të qëndrueshme dhe shpresëdhënëse. Në çdo protestë njerëzit kanë ardhur në shesh, herë e fundit u hodh gaz në mënyrë kriminale”, u shpreh Malltezi.

Pas përplasjeve te Kryeministri, kreu demokrat Berisha është larguar drejt banesës dhe duket se “drejtimin” e kanë marrë fëmijët”.

 

shkelzeni argita

1 Komente

  1. L
    LIRIA

    Vihet re qe KLUBI BODYGUARDEVE TE BERISHES, duket qe i vertiten rreth 15 ose 16, po mbulon edhe familjen. Si i mbulon ky PLERA MADHESHTORE, keto shpenzime

    Lini një Përgjigje