TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Prill 2026, 21:01

Përplasja me policinë në protestë, lëndohen Aulon Kalaja dhe Luçiano Boçi; transportohen me ambulancë (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Përplasja me policinë në protestë, lëndohen Aulon
Lëndohen Aulon Kalaja dhe Luçiano Boçi

Aktivisti dhe ish-kandidati i PD, Aulon Kalaja është ndjerë keq në protestën e sotme, pasi ndaj tij është hedhur gaz lotsjellës.

Po ashtu e njëjta gjë ka ndodhur edhe me deputetin e PD, Luçiano Boçi Disa protestues i kanë transportuar të dy drejt ambulancës. 


Pas përfundimit të fjalimit të kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha situata u tensionua.

Një pjesë e protestuesve hodhën shishe molotov dhe fishekzjarrë në drejtim të godinës së qeverisë. Madje disa të rinj çanë kordionin e policisë. Policia ndërhyri menjëherë duke bërë edhe ndalimet e protestuesve që hodhën lëndët piroteknike dhe molotovët. Nuk munguan edhe goditjet me shkopinj gome ndaj protestuesve. Po ashtu hodhën ujë shpërndarjen e turmës.



 

protesta e pd tensione

Lini një Përgjigje