TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Prill 2026, 20:38

A do ketë skenar tjetër protesta? Përgjigjet Argita Malltezi: Ja çfarë më jep shpresë

Shkruar nga Pamfleti
A do ketë skenar tjetër protesta? Përgjigjet Argita Malltezi: Ja
Argita Malltezi

Argita Malltezi, në një prononcim nga protesta e PD, u shpreh se për momentin nuk e mendon që të garojë për kreun e Partisë Demokratike.

Malltezi tha shkurt: “Jo, për momentin nuk e mendoj”.

Kur u pyet nëse duhet të ketë një skenar tjetër protesta, Malltezi u përgjigj: “Skenari është çështje e vendimmarrjes politike, nuk mund të them më shumë për këtë. Por, e theksoj që më impresionon qëndresa e këtyre njerëzve që nuk zmbrapsen, durojnë gazin lotsjellës dhe vijnë sërish. Kjo është shpresë për mua”.

Më tej, Argita deklaroi se protestuesit, me qëndresën e tyre, do e arrijnë qëllimin.

“Gjëja më e vështirë nuk është të bësh një gjë të madhe një herë, por të qëndrosh në mënyrë të vazhdueshme. Durimi dhe qëndresa e vazhdueshme është gjëja më e vështirë dhe të gjithë këta njerëz që mbushin sheshin në mënyrë të vazhdueshme sa herë ka protestë ose ngritje për një kauzë të caktuar, janë njerëz qëndrestarë. Pa diskutim që do ta thyejnë murin dhe do e arrijnë qëllimin e tyre”, tha Malltezi për A2CNN.

argita malltezi protesta e pd

1 Komente

  1. L
    LIRIA

    Jo moj SHURRAQE, VETEM TI MUND TA BESH KETE VEND.

    Lini një Përgjigje