Të fshehur nën kapuçë të zinj, maska dhe pas pankartave, pjesëtarët e këtij grupi shfaqen sërish në protestë, duke ngritur dyshime për përsëritje të skenarëve të mëparshëm me molotovë .
Në protestën që sapo ka nisur para Kryeministrisë, pas mbërritjes së kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, në turmë është vërejtur edhe një grup personash të maskuar, të cilët njihen ndryshe si “grupi i zjarrit”.
Si në protestat e mëparshme, ata janë shfaqur të fshehur nën kapuçë të zinj dhe pas pankartave, në një përpjekje të dukshme për të mos u identifikuar.
Përveç pankartave të mbajtura përpara, disa prej tyre kanë vendosur edhe maska në fytyrë, duke e bërë më të vështirë identifikimin e tyre nga forcat e rendit dhe nga kamerat e pranishme në terren.
Ky grup është përmendur edhe më herët për përfshirje në akte të dhunshme gjatë protestave, kryesisht për hedhjen e molotovëve dhe sendeve të forta në drejtim të institucioneve apo efektivëve të policisë.
Mbetet për t’u parë nëse prania e tyre do të shoqërohet me incidente konkrete, pasi duket se janë të përgatitur për aksion.
Ndërkohë në terren, janë 1500 forca të policisë në gatishmëri, për të siguruar që të mos ketë incidente.
Lini një Përgjigje