
Kreu i opozitës, Sali Berisha, ka dalë nga selia e Partisë Demokratike dhe së bashku me mbështetësit që e prisnin jashtë, janë nisur drejt godinës së Kryeministrisë. Ashtu si në protestat e mëparshme kombëtare, Berisha dhe mbështetësit e tij po përshkojnë në këmbë itinerarin nga selia e PD-së deri te Kryeministria ku dhe do të mbahet tubimi.
Protesta është paralajmëruar të zgjasë rreth tre orë dhe vjen pas një serie protestash të mëparshme të opozitës në kryeqytet.
Ndryshe nga protestat e fundit, të cilat u karakterizuan nga lëvizje në formë marshimi nëpër rrugët e kryeqytetit dhe bllokim trafiku, këtë herë Partia Demokratike ka vendosur t’i rikthehet formatit tradicional me fjalime përpara Kryeministrisë. Ky ndryshim vjen pas kritikave dhe mungesës së impaktit të protestave të mëparshme, të cilat në disa raste u shoqëruan me tensione dhe përplasje me policinë.
Nga ana tjetër, Policia e Tiranës ka marrë masat duke angazhuar rreth 1500 efektivë për mbarëvajtjen e protestës. Zona përreth Kryeministrisë është rrethuar me gardhe metalike, ndërsa qarkullimi në bulevard është bllokuar.
HAHAHA, SA SERIOZ JE MOR SAL