TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Prill 2026, 13:41

“Taksa Rama” te nafta, çmimi që po falimenton fermerët dhe rëndon qytetarët!

Shkruar nga Pamfleti
“Taksa Rama” te nafta, çmimi që po falimenton
Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një dekalaratë për shtyp  ka akuzuar qeverinë për rritjen e çmimeve të karburanteve, që po ndikon drejtpërdrejt tek qytetarët dhe fermerët shqiptarë.

Pak orë para protestës kombëtare të opozitës, Berisha deklaroi se arsyet e mobilizimit janë të shumta, duke përmendur çmimet e larta në disa sektorë, me theks të veçanantë atë të naftës.

“Të dalim nga guacka e konformizmit dhe frikës, për t’u bashkuar me ne në kryengritjen tonë paqësore. Kriza dhe lufta në Lindjen e Mesme, jashtë atij rajoni, pasojat më të rënda në botë po i përjetojnë qytetarët shqiptarë me çmimin e naftës, e kjo jo për shkak të luftës, por për shkak të taksës Rama”, u shpreh ai.

Sipas Berishës, kjo politikë ka sjellë pasoja të drejtpërdrejta për fermerët, duke theksuar se heqja e subvencioneve ka rritur kostot dhe rrezikon falimentimin e shumë fermave në vend.

“Taksa Rama është ajo që ndëshkoi mijëra qytetarë me transportin publik, ku për shkak të rritjes së çmimit të naftës kompanitë kanë ulur me 40% autobusët e tyre. Kështu po ndëshkohen qytetarët shqiptarë”, tha Berisha.

 

sali berisha

Lini një Përgjigje