TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Prill 2026, 10:33

Spiropali del hapur kundër Ramës dhe PS: Shteti funksionon si makineri presioni, drejtohet nga klane

Shkruar nga Pamfleti

Një parti e gjallë, po zëvendësohet nga një strukturë fosile ku gjithçka filtrohet përmes emërimeve okulte. “Drejtorokracia” është kthyer në mënyrë funksionimi. Ka zëvendësuar politikën me administrim besnikërie...

Spiropali del hapur kundër Ramës dhe PS: Shteti funksionon si makineri
Elisa Spiropali

Ish-ministrja e Jashtme Elisa Spiropali, me anë të një postimi në rrjetet sociale ka dalë hapur kundër asaj që e quan “model i kapjes së shtetit” nga qeveria Rama dhe Partia Socialiste.

Përmes një reagimi të gjatë në Facebook, Spiropali nuk kursen akuzat, duke përshkruar një realitet të errët brenda administratës dhe politikës, ku  sipas saj  institucionet nuk funksionojnë më sipas ligjit, por sipas urdhrave dhe interesave të ngushta.

Në një gjuhë të fortë , ajo flet për një sistem të ngritur gradualisht mbi “heshtje të arsyetuara” dhe “tolerime të vogla”, që sot ka prodhuar një makineri presioni ndaj kujtdo që del jashtë rreshtit.

Sipas saj, disa ministri dhe agjenci shtetërore nuk i përgjigjen më ligjit, por “klanit”, ndërsa vendimmarrja është përqendruar në duart e pak individëve. Spiropali shkon edhe më tej, kur paralajmëron se ky model nuk godet vetëm kundërshtarët politikë, por edhe vetë njerëzit brenda sistemit.

Reagimi i plotë:

Po më këshillojnë të hesht. Me të njëjtën mënyrë që përdoret në këto raste: rri rehat, mos bëj zë, do të të vërsulen, nuk ia del dot.

E kuptoj këtë "këshillë". Është praktike. Madje edhe e mençur në një kuptim të ngushtë, mediokër, meskin. Por është pikërisht kjo lloj "mençurie" që ka ndërtuar klimën ku ndodhemi sot.

Problemi nuk është një individ, një konflikt, një mosvotim në Kuvend, apo një keqkuptim brenda pushtetit.
Problemi është një model që është instaluar gradualisht dhe që sot funksionon pothuajse pa pengesa. Një model ku institucionet nuk janë më hapësira vendimmarrjeje, por instrumente presioni. Ku vendimet nuk merren bashkarisht, por veç. Ku ligji interpretohet sipas nevojës së momentit, dhe jo sipas parimit vizionar.

E kam parë nga afër këtë transformim. Nuk është diçka që ndodh me një vendim të vetëm. Ndodh me tolerime të vogla, me heshtje të arsyetuara, me ndërhyrje që fillimisht duken të padëmshme dhe më pas kthehen në të rëndësishme, deri vendimtare.

Vjen koha kur në një moment, institucionet fillojnë të funksionojnë si zgjatime të vullnetit të pak njerëzve. Disa ministri dhe agjensi shtetërore nuk reagojnë më ndaj ligjit dhe detyrës, por ndaj urdhrit. Nuk i përgjigjen procedurës, por klanit. Dhe në këtë pikë, çdo biznes, çdo media, çdo individ e kupton se nuk është më përballë një shteti, por përballë një makinerie të pashpirt që mund të përdoret kundër tij.

Nëse këto mekanizma përdoren edhe ndaj atyre që kanë mbrojtje publike, me detyra të larta shtetërore, çfarë ndodh me ata që nuk kanë asnjë zë?

Kur struktura shtetërore të emëruara, të promovuara dhe të kontrolluara nga e njëjta dorë, tashmë jo formale, të paraprira nga portale të paguara me para të errëta, fillojnë të sulmojnë në mënyrë brutale deri edhe familjarë, në punë të tyre, atëherë kuptohet qartë se kufijtë janë tejkaluar, dhe se nuk bëhet më fjalë për politikë.

Nuk kam asgjë për të fshehur. Pikërisht për këtë arsye, këto sulme nuk më trembin. Përkundrazi, më bëjnë edhe më të qartë për atë që duhet thënë e duhet bërë.

Këtë model kam refuzuar dhe refuzoj. Ky është modeli që nuk duhet të jetë pjesë e Partisë Socialiste: Refuzimi i realitetit ku institucione publike me fytyrë personale përdoren si hanxharë për të frikësuar, dhe ku mbajtja e ndikimit nuk kërkon performancë, por kontroll. Ku pjesa e ndershme e administratës detyrohet të zbatojë deri urdhëra të paligjshëm për interesa dhe presione eprorësh të dhunshëm dhe fuqiplotë.

Dhe paralelisht me këtë, është ndërtuar një tjetër deformim i brendshëm. Një parti e gjallë, po zëvendësohet nga një strukturë fosile ku gjithçka filtrohet përmes emërimeve okulte. “Drejtorokracia” është kthyer në mënyrë funksionimi. Ka zëvendësuar politikën me administrim besnikërie.

Kjo nuk është ajo për të cilën është ndërtuar Partia Socialiste. Nuk është as modeli që i ka dhënë legjitimitet pushtetit të saj ndër vite.

Për këtë arsye, kjo nuk mund të trajtohet si një çështje personale. Nuk është një përplasje me dikë. Është një mospajtim me një mënyrë funksionimi që po bëhet normë.

Nuk kam frikë nga sulmet. Kam jetuar e jetoj ndër rreshtat e pavdekshëm lasgushianë; "Shpirtkatran që më qërtojnë, janë qën' që s'më kafshojnë."

Jo se jam e paprekshme, por sepse nëse do të kisha frikë, do ta kisha zgjedhur heshtjen shumë më herët. Heshtja është gjithmonë opsioni më i lehtë në këto situata.

Halli është se ky model nuk prodhon vetëm padrejtësi. Ai prodhon largim. Largon njerëzit nga politika, nga besimi, nga vetja, nga vendi. E bën jetën të vështirë, jo për shkak të mungesës së mundësive, por për shkak të kontrollit mbi to.

Dhe nëse kjo vazhdon, nuk do të kemi më një debat politik për mënyrën si qeveriset vendi, por një mungesë të vrazhdë, të shëmtuar dhe deformuese të llogaridhënies institucionale.

Për mua kjo nuk është një çështje thjesht personale. Është një detyrim për të thënë se shumçka duhet ta bëjmë më mirë. Jo unë, por Koha e kërkon.

Ndarja e rëndësishme që duhet bërë qartë nuk është mes njerëzve. Është mes sektorëve funksionues shtetërorë, dhe strukturave abuzive personale.

Partia Socialiste e ka pasur dhe e ka energjinë e nevojshme për përmirësime dhe transformim në dobi të Shqipërisë dhe të shqiptarëve.

 

spiropali shpërthen kundër ramës shteti është kthyer në makineri presioni institucionet në vegla klanesh

11 Komente

  1. T
    Tony

    Kjo lavia, pasi e mbushi mire bythen e vet e te sorrollopit, po i meshon gojes se ka friken e lakrave qe mund t'i dalin apo nuk do tia dije se e ka lemuar surratin e mbushur dollapin me veshje, kepuce e canta e nuk do tja dije me. A mbani mend o popul si e ka pas surratin, qe ishte edhe me e re? A embani mend se si i lepihej Edit hapur edhe ne Parlament e vervitej kush kritikonte bosin. Mire thoni gjyshet tona, eshte nje politikan-e ai-ajo kur i vinin damken e keqe nje personi.

    1. A
      Aqif Kopertoni

      Elisa ben hartime shume te bukura por edhe ti vete e di qe nje ushqyese e denje e sistemit ke qene edhe ti. Pra duhet te besh nje mea culpa para se te drejtosh gishtin kunder Rames. Ke qene mbeshtetese e flakte e tij derisa te erdhi rradha ty. Keshtu ndodhte edhe ne kohen e Enverit. Njerzit iknin nje nga nje pa u ndier. Sepse asnje nuk kundershtonte kur duhej por vetem kur prekej vete. Rrugetim te mbare!

      1. H
        Hari

        Po ku ishe kaq vjet,PSE nuk I thoshje te gjitha keto,PSE heshtje?apo Tani qe te shkarkoi nga detyra u zgjove dhe fillove te reagoje kunder qeverise?

        1. E
          E VERTETA

          Cudi e madhe sa shpejt e kuptove realitetin. Ky realitet ne Partine Socialiste ka nisur ka vite. Cfare ti kishte mbuluar syte per te pare kete realitet me pare? Nejse, me mire vone se kurre.

          1. T
            Turi

            Eshte bere e zakonshme qe te gjithe ata persona, ne keto 36 vite fasin kur humbasin poste drejtimi, dhe nuk rigjenerojne frymen brenda grupimeve politike ne kohen e duhur, prandaj situata ne Shqiperi vazhdone te jete nje hap para e nje hap mbrapa.

            1. S
              S.A

              Te lumtë dora dhe mendja,bukur e ke bere analizen,Partia Socialiste te gjeje forca dhe keto nuk i mungojnë per asnje çast,per ta dale nga ky vorbull ku eshte futur!

              1. N
                Nga Skënderbe në Hamza

                https://abcnews.al/eshte-si-skenderbeu-elisa-spiropali-rama-eshte-i-vetmi-njeri-qe-di-te-beje-qytete/_________________ https://ditar.al/shperthimi-i-elisa-spiropalit-dhe-skenderbeu-qe-iu-kthye-ne-hamza-a-do-e-perjashtoje-rama-nga-ps/______________ https://kohajone.com/politike/spiropali-shqiperine-qe-ideoi-skenderbeu-mund-ta-beje-vetem-edi-rama/

                1. p
                  pretorian

                  Ka filluar te ndodhe qysh ne Shtatorin e 2005, koha kur posti i kryetarit te PS-se u shit nga maloku i Salarise dhe u ble me leje ndertimi. Ka filluar qysh ne momentin kur u shperfillen, u fyen, u sulmuan, u perjashtuan dhe u asgjesuan, fryma, mentaliteti, kultura, debati, vlerat dhe ju te gjithe ishit spektatore, perkrahes dhe aktivist te ketij ndryshimi. Ka ndodhur kur kontributi, meritokracia dhe vlerat morale u zv. me Mjaftin, u zv me lepe peqe, me imoralitetin me korrupsionin, me vjedhjen, me heshtjen, me bindjen perpara Skenderbeut te Rilindjes. Ka ndodhur kur ju heshtnit dhe sarkazonit perpara kontribuesve te PS-se si Koçi, Malaj dhe sidomos orakullit Ben Blushi. Çfare Ben Blushi ka thene per ED Ramen kane qene dhe jane nje realitet i hidhur dhe i trishte. Askush nga ju nuk foli dhe as nuk veproi. Perfidizmi i Ed Rames eshte shume me i rrezikshem se, arkaizmi tribal i bajges Berisha. Ju e ngritet bustin e Rames ne piedestalin bajgor te Sali Berishes. Ju e shkaterruat Shqiperine, moralin e saj, mundesine dhe shoqerine e saj. Ju, mafia politike.

                  1. T
                    Taulant Palla

                    Shume bukur e ke thene Elisa, por Skenderbeu do ta rregulloje perseri partine, mos u merzit!

                    1. t
                      tarrasi

                      mbasi ngele pa karrige e vure re ti elisa? se te gjithe e din prej 12 vitesh.

                      1. N
                        Neomalësori

                        Kush flet?!! Kjo që i bëri Shkodrës peshqesh bandat në zgjedhjet vendore!! Gjoja siguroi fitoren e Becit në Shkodër me ndihmën e bandave dhe babloku e shpërbleu duke e bërë kryetare kuvendi... fyryfyçkë po fare!! Deshi të kapte ndonjë copë të madhe por nuk e lanë prandaj vjell vrer...

                        Lini një Përgjigje