TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Prill 2026, 08:02

Pas vizitës në Itali, Rama takon sot në Spanjë kryeministrin Sanchez dhe Presidentin e KE

Shkruar nga Pamfleti
Pas vizitës në Itali, Rama takon sot në Spanjë kryeministrin
Pedro Sanchez dhe kryeministri Edi Rama

Pas vizitës së të enjtes në Itali, axhenda e kryeministrit Edi Rama vijon me pjesëmarrjen në Spanjë në Samitin “Në Mbrojtje të Demokracisë”, që mbahet në Barcelonë, me ftesë të kryeministrit Pedro Sanchez.

Samiti zhvillon punimet mbi dy shtylla kryesore: institucionet dhe multilaterizmi, si dhe dezinformimi i lidhur me teknologjinë dixhitale.

Diskutimet përfshijnë ndërhyrjet në mjedisin dixhital për kufizimin e dezinformimit, forcimin e institucioneve demokratike dhe bashkëpunimit ndërkombëtar, si dhe trajtimin e pabarazive që ndikojnë në funksionimin e demokracisë.

Në kuadër të këtij takimi, Rama parashikon takime me Pedro Sanchez dhe Presidentin e Këshillit Evropian, António Costa.

Një ditë më parë, në Romë, ai zhvilloi takim me kryeministren Giorgia Meloni. Takimi u mbajt gjashtë muaj pas samitit ndërqeveritar Itali–Shqipëri, ku u nënshkruan 16 marrëveshje bashkëpunimi në fusha si mbrojtja, shëndetësia, siguria dhe infrastruktura. 

 

edi rama takon pedro sanchez

Lini një Përgjigje