TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Prill 2026, 12:52

Berisha apel qyetarëve t'i bashkohen protestës: Ramës i del emri në 60 % të dosjeve, vjedhje 1.2 miliardë $

Shkruar nga Pamfleti
Berisha apel qyetarëve t'i bashkohen protestës: Ramës i del
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve që të bashkohen në protestën e sotme kombëtare, që nis në orën 19:00 para Kryeministrisë.

Berisha në një konferencë për mediat, akuzoi Ramën se përdori 83 mandatet  për të mbrojtur vjedhjet e tij pasi i del emri i tij del në 60% të dosjes së ish zv kryeministres.

“Sot në orën 19:00, kryengritja paqësore më e fuqishme që ka njohur Shqipëria. Qytetaret ngrihen mbi dhunën, terrorin e regjimit, klaneve të drogës, policisë politike të patronazhistëve, kërcënimeve të tyre, ngrihen për të mbrojtur interesat më jetike të vetat, të qytetarëve shqiptarë. Për të mbrojtur dinjitetin, nderin e çdo shqiptari  ndaj një agresioni të rëndë të një organizate kriminale të kryesuar nga Rama që më së fundi, duke hequr çdo maskë përdori 83 mandatet e krimit për të mbrojtur vjedhjet e tij të pallogaritshme të tij dhe Ballukut.

Akti i fundit i Ramës më armiqësori që ka ndërmarrë në serinë e akteve armiqësore ndaj shtetit ligjor e demokracisë në Shqipëri. Bllokimi i heqjes së imunitetit e arrestimit të Ballukut ishte mburojë për veten e tij pasi në dosjen Balluku, Edi Rama është aksioner të paktën me 60% të veprave kriminale që mban ajo dosje në total 1.2 miliardë dollarë. Qytetarët shqiptarë kanë sot 1001 motive për të dalë nga guaska e konformizmit dhe frikës dhe për t’u bashkuar me ne në kryengritjen tonë paqësore. “, tha ai.

 

Lini një Përgjigje