TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Prill 2026, 19:03

Protesta e PD, Bejko tregon skenarin e Berishës: Nuk do lejojë askënd përballë!

Shkruar nga Pamfleti

Protesta e PD, Bejko tregon skenarin e Berishës: Nuk do lejojë
Roland Bejko

Analisti Roland Bejko është shprehur se me protestën e sotme kreu i PD, Sali Berisha kërkon të dominojë partinë dhe të justifikojë rizgjedhjen e tij në zgjedhjet e brendshme në muajin maj.

Sipas Bejkos, Berisha po bën luftë për pushtet dhe nuk do lejojë Ervin Saliajin dhe as ndonjë tjetër, në garën për kreun e partisë.

“Berisha, u kthye te Foltoret, ky është stili i Berishës. Natyrisht e bën, sepse kërkon t’iu tregojë demokratëve që e dominon ai partinë. Është protesta e shtatë me radhë, ka pasur objektiva për rrëzimin qeverisë dhe zgjedhje, por nuk e ka arritur. Është krizë legjitimiteti brenda PD dhe demokratët reagojnë. Partia e strukturave nuk është e lidhur me partinë e kryetarit, kemi çarje brenda partisë, militantët ndihen të mërzitur, të fyer. Ata mendojnë se partinë e kanë bashkë me Berishën, por ai nuk mendon ashtu. Është luftë e qartë për pushtet e Berishës. Qëllimi i çdo anëtari është të jetë parti pushteti, fituese. Kjo është luftë e pastër për pushtet brenda PD, jemi në kushtet kur kemi kaluar në sulm personal.

I pari që kaloi në sulm personal, ishte Berisha. Edhe Salianji i përgjigjet me të njëjtën monedhë. Është luftë për pushtet. Salianji po e fiton betejën moralisht. Berisha po na dëshmon frikë, ka krijuar akuza ndaj një bashkëpunëtori, por nuk paraqet prova, nuk paraqet fakte. Salianji është në avantazh të brendshëm. Po të zgjidhet Berisha në krye të PD, ai do jetë aty, e para nuk është legjitim, neni Basha e ka larguar nga posti i kryetarit. Salianji tregon se Berishës i janë sosur argumentet, nuk e duron dot garën dhe sfidën. Nuk e pranon, do e refuzojë sfidën me këdo, jo vetëm me Salianjin”, theksoi ai për “Tirana Live”.

 

roland bejko protesta e pd sali berisha

Lini një Përgjigje