Ka nisur protesta e Partisë Demokratike përpara godinës së Kryeministrisë, ku qindra mbështetës janë grumbulluar në bulevard.
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i është bashkuar turmës, duke shënuar fillimin e protestës së shtatë kombëtare të opozitës. Ndryshe nga protestat e tjera, sot do të ketë fjalime dhe i pari që mori fjalën ishte Besart Xhaferri.
Ndërkohë, Policia e Shtetit ka marrë masa të shtuara sigurie për mbarëvajtjen e tubimit. Rreth 1500 efektivë janë angazhuar në terren, ndërsa zona është rrethuar me gardhe metalike dhe qarkullimi në bulevard është bllokuar.
Në terren ndodhet edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, i cili po ndjek nga afër situatën dhe zbatimin e planit të masave.
Protesta e sotme vjen pas një serie tubimesh të mëparshme të opozitës, të cilat në disa raste u shoqëruan me tensione dhe përplasje me policinë. Ndryshe nga ato, këtë herë Partia Demokratike i është rikthyer formatit të fjalimeve, duke synuar një organizim më të përqendruar përpara Kryeministrisë.
Lini një Përgjigje