TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Prill 2026, 20:35

Berisha sfidon Ramën: Zgjidh studion me puthadorët që do dhe hajde të përballemi në debat

Shkruar nga Pamfleti
Berisha sfidon Ramën: Zgjidh studion me puthadorët që do dhe
Sali Berisha

Kreu i PD Sali Berisha ka ftuar në debat kryeministrin Edi Rama. Në protestën që po mbahet para Kryeministrisë, Berisha u ndal te vendimi i Gjykatës së Posaçme, e cila vendosi që Rama të thirret si dëshmitar në gjyqin për dosjen “Partizani”.

Por sipas tij, nëse Rama e refuzon, atëherë ai është i gatshëm të ulet në çdo studio televizive dhe të përballet me të.

Nga kjo tribunë u them shqiptarëve se do të keni rastin të shihni në atë sallë përballjen e shekullit. Dhe këtu para jush i them Edi Ramës, nëse nuk ta mban të vish në sallën e gjyqit dhe bën manovra siç bëre në rastin e Lubisë dhe të vetës tënde, se frikacak si ti nuk ka, të sfidojë edhe në një formë mëshire, zgjidh studion televizive, zgjidh puthadorët e tu dhe hajde në debat, t'ju faktojmë shqiptarëve me fakte e dokumenta se çfarë hajduti i pangopur je”, tha ai.

 



berisha rama

Lini një Përgjigje