
Pas tensioneve dhe përplasjes me policinë, protestuesit e opozitës me në krye Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Flamur Noka kanë zhvendosur tubimin në drejtim të Kuvendit.
Protestuesit janë nisur nga kryeministria në drejtim të Kuvendit, megjithëse se një numër i madh prej tyre janë larguar pas përplasjes me policinë.
Kujtojmë se Pas përfundimit të fjalimit të kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha situata u tensionua. Një pjesë e protestuesve hodhën shishe molotov dhe fishekzjarrë në drejtim të godinës së qeverisë. Madje disa të rinj çanë kordionin e policisë. Policia ndërhyri menjëherë duke bërë edhe ndalimet e protestuesve që hodhën lëndët piroteknike dhe molotovët. Nuk munguan edhe goditjet me shkopinj gome ndaj protestuesve. Po ashtu hodhën ujë shpërndarjen e turmës.
Lini një Përgjigje