Tensionet në protestë vijojnë, ku protestuesit janë përleshur me policinë. Këtë të fundit kanë qëlluar me shkop gome dhe kanë hedhur gaz losjellës ndaj protestuesve.
Lidhur me këtë përshkallëzim ka reaguar në Facebook, Sali Berisha. Kryedemokrati shprehet se ‘gangsterë me uniformë kanë hedhur granata ndaj protestuesve’.
“Gangster me uniformë hedhin granata ndaj protestuesve! Shikojeni videon që tregon protestuesin e plagosur. Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal të narko-policisë!”-shkruan Berisha në Facebook.
Pas përfundimit të fjalimit të kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha situata në protestën e PD u tensionua.
Një pjesë e protestuesve hodhën shishe molotov dhe fishekzjarrë në drejtim të godinës së qeverisë. Madje disa të rinj çanë kordionin e policisë. Policia ndërhyri menjëherë duke bërë edhe ndalimet e protestuesve që hodhën lëndët piroteknike dhe molotovët. Nuk munguan edhe goditjet me shkopinj gome ndaj protestuesve. Po ashtu hodhën ujë shpërndarjen e turmës.
NUK PO SHOHIM GJE MOR MASHTRUS, KETO GJERA KE BERE GJITHMONE. Plaget po i ka dhe ai e di ngase, por nuk mpame ndonje skene te hidhej ndonje shashke .