
Sekretari i Përgjithshëm i PD, deputeti Flamur Noka në mbyllje të protestës deklaroi para mediave se policia zbatoi urdhrin e Ramës. Noka tha se frika dhe paniku i Edi Ramës ka kthyer policinë në organizatë kriminale.
Ai theksoi se një sjellje e tillë ndaj opozitës dhe protestuesve nuk është parë as në regjimin e Ajatollahut në Iran.
“Nuk është parë as në regjimin e Ajatollahut. Frika dhe paniku i Edi Ramës ka kthyer policinë në organizatë kriminale.
Panikun e kreut të narkos nuk e ndalojnë dot as këta, që janë veshur si në luftë, as ata që hedhin ujë, që tek pallati i Arlis nuk kishin ujë. Këta lëvizin në këmbë në punë sepse skanë lekë të blejnë karburant. Por urdhri i regjimit i detyron të përplasen. Edi Rama kujton se me terror do ti mbyllë gojën opozitës. Fundi i pret”, tha Noka.
Lini një Përgjigje