TAGS-AT E JAVËS

Politike28 Prill 2025, 16:28

“O Ed, ça don ti në Kukës dhe në Has”, Tom Doshi sulmon Shalsin dhe lëshon akuza të forta ndaj Berishës: U ka marrë lekë gjithë kandidatëve

Shkruar nga Pamfleti

“O Ed, ça don ti në Kukës dhe në Has”, Tom

Kreu i PS Tom Doshi vijon të bëjë protagonistin duke sulmuar majtas e djathtas.

Edhe pse të gjithë e dinë se si Rama ja ka punësuar gjithë njerëzit, i ka dhënë leje ndërtimi dhe tenderë, Doshi tani po mundohet të faktorizohet. Ai ishte në Kukës sot, ku ka sulmuar si PD ashtu dhe PS.

Ju e shihni presionin që po bëhet mbi administratën për me mos na votu ne. Duhet me e lënë të lirë qytetarin me votu. Du me votu Astritin, nuk du me votu Ed Shalsin se Ed Shalsi nuk ka lidhje me Kuksin. Më mori Ed Shlasi një natë, i thashë: ‘O Ed ça don ti në Kukës dhe në Has. T’i don përkthyes se ata nuk të marrin vesh”. Edhe ky tjetri që është në listën e PD, ça ka ba për Kuksin. Ky e ka ble mandatin, Sali Berisha në listë të mbyllur, tanve u ka kërku lekë për me mbajt partinë”, tha ai.   

Lini një Përgjigje