6 mln për “non gratën” e Berishës, PD do të paguajë më shumë se sa kanë paguar në total partitë shqiptare në 20 vite...
Teksa na ndajnë 2 javë nga zgjedhjet e 11 majit, Sali Berisha ka bërë një super autogol. Duke mos marrë shembull nga raste e Lulzim Bashës dhe Ilir Metës, Berisha ka lidhur një kontratë lobimi plot 6 mln dollarë, që sipas fakteve që do të paraqesim më poshtë, është më e shtrenjta në historinë e Shqipërisë.
PD ka firmosur një kontratë me “Continental Strategy”, synimi kryesor i së cilës është që t’i hiqet “non grata” Berishës. Kontrata është për 2 vite dhe PD do paguajë çdo muaj nga 250 mijë dollarë. Por kjo shumë është më e lartë se thuajse të gjitha kontratat e lobimit që janë firmosur ndër vite nga partitë shqiptare.
Ajo që vihet re është se politika shqiptare historikisht ka tentuar të “blejë” simpatinë e SHBA. Të gjitha forcat politike kanë shpenzuar qindra mijëra dollarë për të gjetur mbështetje në Uashington. Por normalisht ngrihet pyetja, ku janë gjetur kaq shumë para?
Fillimet e lobimeve
Sipas të dhënave të siguruara nga raportet e Departamentit të Drejtësisë, në 2007 ishte qeveria “Berisha” që nënshkroi një kontratë 500 mijë dollarë me kompaninë “Euro Ridge”, që drejtohej nga Tom Ridge, ish-Sekretari për Sigurinë e Brendshme në Shtetet e Bashkuara. Më, pas ky “virus” u përhap dhe në partitë politike. Lobimet më të forta janë kryer rreth vitit 2009, i cili ishte dhe vit elektoral. Në këtë vit LSI ka paguar 154.298 dollarë, PD 120.000 dollarë, PS 82.250 dollarë, ndërsa qeveria “Berisha” rreth 825,000 dollarë. Në këtë periudhë PD e drejtuar nga Berisha ka firmosur një kontratë me “BKSH & Associates”. Kjo firmë është kujdesur që zyrtarët e PD, si Berisha, Topalli e emra të tjerë të kenë takime me personazhe të njohur në SHBA.

Ndërsa PS ka lobuar përmes “Rasky Baerlein Strategic Communications”. Ajo që bie në sy është se LSI ka shpenzuar më shumë para nga të gjithë për të lobuar. Në atë kohë drejtohej nga Ilir Meta dhe pas zgjedhjeve u bë koalicioni i famshëm Meta-Berisha. LSI ka pasur një marrëveshje me “Dutko Ëorldëide”. Në listë është dhe PDIU, e cila po ashtu ka lobuar në këtë kohë. Qeveria “Berisha” në atë kohë ka lobuar përmes “Patton Boggs”. Në faqen e Departamentit të Drejtësisë janë rreth 10 dokumente, kontrata e letërkëmbime mbi lobimet e qeverisë përmes kësaj kompanie, e cila përfitoi rreth 825 mijë dollarë e ndarë në disa pagesa.
Lobimet e “Podesta-s”
Gjatë kohës që Berisha ishte në pushtet, shpenzoheshin mijëra dollarë për lobime, pasi PD kishte kompani tjetër dhe qeveria me kompani të sajën. Të gjithë e mbajnë mend “Podestën”. Në 2013 jemi sërish në vit zgjedhor dhe sa herë ka zgjedhje nisin lobimet pasi partitë mendojnë se duke marrë mbështetjen e SHBA do të fitojnë zgjedhjet. Në 2013 “Podesta” ka marrë nga qeveria e Berishës 360.000 dollarë. “Podesta” ka dërguar me qindra e-maile, ka pasur telefonata dhe është ankuar te amerikanët për procesin zgjedhor, duke qenë se PD më pas i humbi zgjedhjet.
Lobimet e PS
Ashtu si në 2009, 2013, edhe në zgjedhjet e 2017 nuk munguan lobimet. Partia Socialiste fillimisht ka lidhur marrëveshje me “Ballard Partners”, me afat një vjeçar. Marrëveshja ka hyrë në fuqi më 1 prill të 2017 dhe ka skaduar më 31 mars 2018. Pakti është arritur mes drejtorit të Komunikimit në Kryeministri, Endri Fuga dhe kreut të kompanisë. Kostoja e kësaj marrëveshje ka qenë 20 mijë dollarë në muaj ose 240 mijë dollarë në vit.
Lobimet e PD dhe LSI
Sa i takon lobimeve të fundit të PD, ajo ka arritur fillimisht një marrëveshje me “Barnes & Thornburg, LLP”, për 6 muaj dhe kostoja e lobimit ka qenë 50 mijë dollarë në muaj, pra 300 mijë dollarë në total. Më vonë është firmosur një marrëveshje me “Baron Public Affairs, LLC”, me një afat tre mujor dhe me kosto 15 mijë USD në muaj, pra 45 mijë dollarë. Kontrata e radhës ishte me “Muzin Capitol Partners, LLC”, ku ka pasur një kosto prej 675 mijë dollarësh. Bëhet fjalë për kontratën për të cilën Basha akuzohej e ka lidhje me rusët. Madje u hap dhe hetim penal ndja tij.
Ndërkohë në 2019 është kontrata e fundit e firmosur nga partitë. Ishte PD që arriti një marrëveshje me kompaninë “Sonoran Policy Group LCC”. Në 2019 pati një marrëveshje prej 40 mijë dollarësh. Ndërkohë në qershor të këtij viti PD ka paguar 30 mijë dollarë për të vijuar lobimet.
Sa i takon lobimeve të LSI, kjo parti ka firmosur fillimisht një kontratë me “Global Security and Innovative Strategies, LLC”, me një kosto prej 267,804 dollarë për 6 muaj. Në Janar 2017 LSI ka paguar dhe kompaninë e lobimit “McKeon Group’ afro 700 mijë dollarë, kotrat e cila ka sejlël dhe futjen në qeli.
Nëse i mbledhim shpenzimet e të gjitha partive, rezulton se janë rreth 4-5 milionë dollarë të dala nga vendi ynë vetëm për lobime. Ndërkohë PD hedh me një të rënë të lapsit 6 mln dollarë. /Pamfleti
Lini një Përgjigje