TAGS-AT E JAVËS

Politike28 Prill 2025, 15:23

Fushata elektorale, Kodheli pranon “përplasjet” mes kandidatëve të PS-së: Xhelozia dhe tensionet brenda llojit nuk mungojnë!

Shkruar nga Pamfleti

Fushata elektorale, Kodheli pranon “përplasjet” mes

Kandidatja për deputete e Partisë Socialiste në Tiranë, Mimi Kodheli, ka komentuar situatën politike dhe fushatën zgjedhore, ndërsa vendi i afrohet zgjedhjeve të 11 majit.

Në një intervistë për “News24”, ajo theksoi rëndësinë e leximit të drejtë të votës, përtej çështjeve të Kodit Zgjedhor.

Nuk është i rëndësishëm Kodi Zgjedhor, por mënyra si lexohet vota. Ka abuzime, ka votim familjar, ka përpjekje për të ndikuar votuesin pa u fokusuar tek vlerat e kandidatëve apo të forcave politike”, deklaroi Kodheli.

Një nga risitë që ajo vlerësoi si pozitive ishte pjesëmarrja e diasporës në këto zgjedhje. Sipas Kodhelit, vota e shqiptarëve jashtë vendit do të ndikojë ndjeshëm në rezultat, duke parashikuar se ajo do t’i sjellë një mandat më shumë Partisë Socialiste në kryeqytet.

Në lidhje me garën në listën e hapur të kandidatëve, Kodheli pranoi se brenda forcave politike ekziston xhelozi dhe konkurrencë, por e cilësoi këtë si normale në një proces zgjedhor.

“Ka gjithmonë interesa të ndryshme brenda forcave politike. Është një proces që e marr me qetësi dhe që kalon lehtësisht”, u shpreh ajo.

Kodheli shtoi gjithashtu se, ndonëse sistemi aktual zgjedhor nuk është perfekt për maksimizimin e votave, sfida kryesore mbetet respektimi i ligjit dhe menaxhimi i procesit në mënyrë korrekte.

Në përfundim, kandidatja e PS theksoi se java e fundit e fushatës duhet t’i kushtohet menaxhimit të punës së kryer deri tani, për të garantuar një pjesëmarrje sa më të gjerë të qytetarëve në votime.

Është ngritur një mini-infrastrukturë për të mundësuar pjesëmarrjen dhe tani duhet ta menaxhojmë me përgjegjësi”, përfundoi Kodheli.

Lini një Përgjigje