
Konferenca e paralajmëruar e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha është anuluar.
Ky anulim vjen një ditë pasi SPAK nisi hetimet për kontratën e Partisë Demokratike me një kompani lobuese në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Berisha i ka paraprirë pyetjeve për kontratën e lobimit prej 6 milionë eurosh dhe ka anuluar konferencën për mediat.
Kontrata mban firmën e Sekretarit të Përgjithshëm të PD Flamur Noka me garantor shqiptaro-amerikanin Nuredin Seci, në të cilën njoftohej se PD do t’i paguajë kompanisë amerikane 6 milionë dollarë për dy vite.
PD ka parapaguar deri tani 750 mijë dollarë, ndërsa pjesën tjetër do ta paguajë me 250 mijë dollarë në muaj për një periudhë dy vjeçare. Garantori i kontratës së majme është Nuredin Seci, një shqiptaro-amerikan me origjinë nga Tropoja, që jeton në New York.
Anulimin e konferencës për këtë të hënë të Sali Berishës, PD e justifikoi me axhendën e ngjeshur të doktorit në këtë fillim jave, edhe pse gjeti kohën për të zhvilluar një takim elektoral në një fasoneri.
Lini një Përgjigje