TAGS-AT E JAVËS

Politike28 Prill 2025, 11:45

25 mijë USD në tre muaj për fushatë në rrjetet sociale, reagon Agron Shehaj: Këto janë thërrime para PS-PD

Shkruar nga Pamfleti
25 mijë USD në tre muaj për fushatë në rrjetet sociale,
Kandidatët që harxhojnë më shumë në rrjetet sociale

Kreu i partisë “Mundësia”, Agron Shehaj ka reaguar në lidhje me koston e fushatës së tij në rrjetet sociale, që ka kushtuar mbi 25 mijë dollarë gjatë tre muajve të fundit.

I pyetur nga autori i emisionit 'Log', Shehaj e cilësoi shifën si thërrime krahasuar me harxhimet që bëjnë dy forcat e mëdha PS dhe PD gjatë fushatave.

Madje, sipas tij, një shumë e tillë harxhohen nga këto parti vetëm gjatë një ditë për karburant.

“Kjo është mënyra më transparente e shpenzimit të parave, sepse META nuk të lë të fshehesh. Ne I shohim rrjetet sociale si një mënyrë të lirë për të folur me qytetarët. Të investosh, sigurisht që të ndihmon të flasësh me më shumë qytetarë. Ajo që duhet t’u bëjë përshtypje qytetarëve është se sa harxhojnë partitë e tjera. Këto janë thërrime krahasuar me partitë e mëdha”, tha Shehaj duke shtuar se me shumë mundësi PS dhe PD harxhojnë 26 mijë dollar, vetëm për naftë në një ditë.

 

26 mijë usd në tre muaj për fushatë në rrjetet sociale

Lini një Përgjigje