Sali Berisha u ka ndaluar të gjithë kandidatëve për deputetë dhe eksponentëve të PD që të flasin në media për kontratën e lobimit në SHBA. Lëvizja e Sali Berishës, vjen pasi mediat publikuan kontratën e lobimit dhe u zbulua se bëhej fjalë për një shifër marramendëse prej 6 milionë dollarë, të cilat do t’i paguhen kompanisë së njerëzve të afërt të Trump për një periudhë 2-vjeçare.
Report Tv ka pubikuar mesazhin që Berisha u ka dërguar kandidatëve dhe eksponentëve të aleancës, ku mes rreshtave shkruhet se “pas me ekipin amerikan është marrë vendimi politik që: asnjë përfaqësues i PD-ASHM të mos dalë në media për këtë temë.”
Ai shkruan në mesazh se PD e ka dhënë variantin e saj final për këtë çështje në një deklaratë, edhe pse deklarata që i referohet Berisha ka shumë pikëpyetje dhe hije dyshimi mbi burimin e parave.
Mesazhi dërguar kandidatëve dhe eksponentëve të Partisë Demokratike-ASHM
Rama është i tmerruar nga humbja e afërt dhe dështimi i përpjekjeve të tij korruptive për të shkatërruar dhe izoluar Partinë Demokratike. Sot, ne jemi më të fortë se kurrë, sepse kemi për strateg të fushatës Chris Lacivita, konsulentin e Presidentit Trump. PD sot është më e fortë se kurrë sepse ka për avokat të kauzave të saj avokatin e Presidentit Trump.
Në këto kushte:
Përqendrimi i medias, me urdhër të Ramës, te tema e ‘kontratës’ është një përpjekje për ta shpërqendruar fushatën tonë dhe tërhequr vëmendjen e publikut nga dështimet e Ramës në 12 vjet dhe mungesa e ofertës.
Duke qenë se fushata e PD-ASHM ka ngjitur, do të ishte gabim strategjik nëse ne do të ndihmonim qeverinë për të larguar vëmendjen nga thelbi i fushatës, që është programi dhe oferta ekonomike. Pas konsultimeve me ekipin amerikan është marrë vendimi politik që: asnjë përfaqësues i PD-ASHM të mos dalë në media për këtë temë.
Partia Demokratike e ka dhënë variantin e saj final për këtë çështje në një deklaratë të bërë të shtunën. Fitorja është afër dhe ditët e Ramës janë të numëruara. Kryetari i PD-ASHM, Prof. Dr. Sali Berisha, fton te gjithe demokratet, brenda dhe jashte Shqiperise, te angazhohemi fuqimisht ne dy javet e mbetura te kesaj fushate per te arritur qellimin final: Shqiperine Masheshtore! Faleminderit, punë të mbarë dhe fitore!
Lini një Përgjigje