TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Prill 2026, 19:50

Berisha: Rama tallet me akcizën, nafta më e shtrenjtë në botë

Shkruar nga Pamfleti

Berisha: Rama tallet me akcizën, nafta më e shtrenjtë në

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Rama për mashtrim publik dhe keqqeverisje.

Gjatë fjalës së mbajtur në “Foltoren” e radhës para Kryeministrisë, Berisha deklaroi se qytetarët përballen me një realitet të rëndë ekonomik dhe propagandë të vazhdueshme.

“Ne jetojmë në një terror të jashtëzakonshëm të propagandës dhe mashtrimit”, u shpreh Berisha.

Sipas tij, qeveria manipulon opinionin publik përmes mediave të kontrolluara. “Mediat e kontrolluara nga qeveria… shpërndajnë mashtrime dhe trillime për të mbajtur në këmbë regjimin”, tha ai.

Berisha u ndal veçanërisht te çmimi i karburanteve, duke e cilësuar si një nga problemet kryesore për qytetarët.

“Nafta ka arritur nivelet më të larta në botë… Shqipëria ka barrën fiskale më të lartë në botë për karburantet”, deklaroi ai.

Ai akuzoi Ramën për mashtrim edhe në lidhje me premtimin për uljen e akcizës. “Tallet me shqiptarët se po ul akcizën… nuk ka skrupuj”, u shpreh Berisha.

Në fjalën e tij, kreu i PD ngriti akuza edhe për korrupsion dhe manipulim zgjedhor. “Duhet të mbulojnë vjedhjet e Ramës… vjedhjen e votës së lirë dhe mashtrimet publike”, tha ai.

Berisha kritikoi gjithashtu politikat ndaj qytetarëve dhe grupeve të ndryshme, duke përmendur edhe studentët. “Ju paguani tarifën më të lartë në Europë… ky u thotë arritje e jetës time”, deklaroi ai.

Në përfundim, ai akuzoi qeverinë për mungesë përgjegjësie dhe ndjeshmërie ndaj qytetarëve.

“Kemi të bëjmë me një njeri që s’ka turp e ndjenja… që ka korruptuar deri në palcë”, u shpreh Berisha.

Lini një Përgjigje