TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Prill 2026, 17:34

"Çmime të çmendura", Braçe: Shkaku i shtrenjtimit të frutave dhe perimeve, s'është nafta!

Shkruar nga Pamfleti

"Çmime të çmendura", Braçe: Shkaku i

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar sërish për rritjen e çmimeve të fruta-perimeve, duke theksuar se situata është e njëjtë në disa zona të Tiranës, përfshirë njësitë 2 dhe 3.

Sipas tij, çmimet e produkteve bazë kanë arritur nivele të larta, duke e cilësuar situatën si shqetësuese për konsumatorët.

“Perimet janë çmendur dhe ky është hall i madh!”, u shpreh Braçe në reagimin e tij.

Ai solli si shembull domaten, e cila sipas tij po shitet deri në 350 lekë për kilogram, si dhe specin e kuq që arrin në 450 lekë/kg.

“Domatja vijon me 300-350 lekë/kilogram… Speci i kuq është 450 lekë/kilogram”, theksoi ai.

Braçe theksoi se rritja e çmimeve nuk lidhet drejtpërdrejt me karburantin, duke kundërshtuar një nga arsyet më të përmendura.

“Këto nuk janë çmime prej naftës; rritja me 50 lekë/litër e çmimit të naftës nuk ka këtë impakt tek çmimi i domates e specit”, deklaroi ai.

Sipas Braçes, një nga faktorët kryesorë është ndikimi i çmimeve të importit, që po ndiqet edhe nga prodhimi vendas, ndërsa ky i fundit mbetet i pamjaftueshëm për të mbuluar kërkesën. Ai shtoi se problemet strukturore në bujqësi, përfshirë dëmet nga përmbytjet dhe kushtet klimatike, kanë ndikuar në uljen e prodhimit.

Braçe kritikoi gjithashtu mungesën e reagimit institucional ndaj këtyre problematikave.

“Kemi problem të madh me strukturën e prodhimit… Por kush nuk dëgjon, këto pasoja sjell!”, tha deputeti.

Lini një Përgjigje