TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Prill 2026, 14:34

Zgjedhjet brenda PD, Tedi Kopliku: Nuk është e lehtë të mundësh liderin

Shkruar nga Pamfleti
Zgjedhjet brenda PD, Tedi Kopliku: Nuk është e lehtë të
Drejtuesi i Departamentit ‘Brain Gain’ në PD, Tedi Kopliku dhe Berisha

Anëtarët e Partisë Demokratike do të votojnë më 26 maj për kryetarin e ri të partisë. Deri në këtë moment, në garë figuron vetëm Sali Berisha. Emra të tjerë që kanë shprehur interes, si Ervin Salianji dhe Evi Kokalari, pritet të mos përfshihen për shkak të statusit të tyre jashtë anëtarësisë.

Drejtuesi i Departamentit “Brain Gain” në PD, Tedi Kopliku, deklaroi se nuk ka pengesa formale për kandidaturat, por theksoi vështirësinë e garës përballë Berishës.

“Çdo kush është i lirë të kandidojë përballë Berishës. Lideri historik nuk është i lehtë për tu mundur. Gara për këdo që do të tentonte të munde Berishën, nuk është e zakonshme. Në këtë sens, shpresoj të ketë kandidatë, por nuk është diçka që është frikë siç lihet të nënkuptohet. Nuk di të ketë bërë një kërkesë zyrtare përveç betejës publike që bën. Beteja Salianjit është betejë mediatike.”, tha Kopliku.

Kopliku thotë se të jesh pjesë e PD duhet të ndjekësh disa rregulla, por nuk ka një tkurrje, madje sipas tij, ka thirrje për afrimin e figurave të reja.

“Unë personalisht nuk e shoh kaq dramatike. PD funksion. Ka largime për çështje të caktuara, por kjo nuk tregon tkurrjen. Kushtet e betejës që ka PD nuk janë të lehta, gati gati është vetësakrifikim. PD funksion nëpërmjet një hierarkie. Ka një betejë politike që bëhet sipas rregullave dhe nëse duhet të jesh pjesë e kësaj partie, duhet të jesh sipas rregullave”, tha Kopliku.

zgjedhjet brenda pd tedi kopliku

Lini një Përgjigje