TAGS-AT E JAVËS

Kronike21 Maj 2026, 14:55

Pengmarrja në Vlorë, policia zbardh ngjarjen: 30-vjeçari u rrëmbye për 6 mijë euro, arrestohet 1 nga autorët

Shkruar nga Pamfleti

Pengmarrja në Vlorë, policia zbardh ngjarjen: 30-vjeçari u

Policia e Vlorës ka zbardhur detaje nga pengmarrja në Vlorë. Bëhet me dije se një 20-vjeçar, është marrë peng dhe kërcënuar për t’i marrë shumën prej 6 mijë eurosh.

Policia ka arrestuar në flagrancë 24-vjeçarin Brajan Habazaj, banues në fshatin Risili, Vlorë.

Ndërkohë, policia ka shpallur në kërkim dy bashkëpunëtorët e tij, vëllezërit Roberto Lapa, 29 vjeç dhe Leandro Kapllani (Lapa), 34 vjeç, të dy banues në Risili.

Sipas hetimeve paraprake, tre të dyshuarit kanë marrë me forcë 20-vjeçarin në automjetin e përdorur nga dy vëllezërit dhe më pas e kanë dërguar në një ambient të izoluar, ku kanë ushtruar dhunë dhe kërcënime ndaj tij për përfitimin e shumës prej 6 mijë eurosh.

Denoncimi është bërë nga vetë i riu, i cili ka rrëfyer para hetuesve dinamikën e ngjarjes dhe mënyrën se si u mbajt peng.

Policia bëri me dije se vijojnë kontrollet për kapjen e dy personave të shpallur në kërkim, ndërsa Prokuroria po punon për dokumentimin e plotë të çështjes.

Materialet procedurale janë referuar për veprat penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit” dhe “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, të kryera në bashkëpunim.

"Strukturat hetimore dhe operacionale të DVP Vlorë, menjëherë pas marrjes së informacionit për një shtetas që e kishin marrë me forcë në automjet, organizuan punën për identifikimin, lokalizimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.

Falë reagimit dhe veprimeve të shpejta hetimore, të kryera në kuadër të operacionit policor të koduar “STRIKE 2”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasin B. H., 24 vjeç, banues në fshatin Risili, Vlorë, si dhe shpallën në kërkim policor shtetasit R. L., 30 vjeç dhe L. K.(L.), 34 vjeç (vëllezër), të dy banues në fshatin Risili, Vlorë.

Nga hetimet paraprake dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë marrë me forcë në automjetin në përdorim të dy vëllezërve, një 20-vjeçar, dhe më pas e kanë çuar në një ambient të veçuar, ku kanë ushtruar dhunë ndaj tij, me qëllim përfitimin e shumës monetare 6000 euro.

Vijon puna, në bashkëpunim me Prokurorinë, për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes, si dhe për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprat penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit” dhe “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, të kryera në bashkëpunim”, njoftoi policia.

Lini një Përgjigje