Në dëshminë e tij në GJKKO, Mustafa Martinaj ka folur për aktivitetin e djalit të tij, Vis Martinaj, marrëdhënien me Biserë Haton dhe një pasuri të sekuestruar që, sipas tij, ishte dhuruar si shenjë mirënjohjeje.
Martinaj deklaroi se, që prej vitit 2008 kur Visi u zhvendos në Tiranë, ai ishte marrë me pika loto të licencuara dhe kishte administruar disa pika lojërash fati. Ai theksoi se vetë nuk është marrë ndonjëherë me lojëra fati, ndërsa shtoi se kishte dijeni për një dënim të djalit të tij lidhur me këtë aktivitet.
“Nga 2008 e më pas, kur Visi erdhi në Tiranë, është marrë me pika loto me licensë. Ka pasur disa pika lojërash. Unë vetë nuk jam marrë me lojëra fati. Kam dijeni që djali është dënuar me lojëra fati. I kam kaluar të gjitha nga Banka e Shqipërisë te Pastrimi i Parave”, u shpreh ai në sallën e gjyqit.
Duke folur për njohjen me Biserë Haton, Mustafa Martinaj tha se ajo nisi pas ngjarjes së rëndë në zonën e ish-Bllokut në vitin 2018, ku mbeti i plagosur Vis Martinaj dhe humbi jetën një person tjetër.
“Biserë Haton e njoh pas ngjarjes në Bllok në vitin 2018, ku u plagos djali dhe u vra një tjetër. Vrasësi nuk ka bërë asnjë ditë burg”, deklaroi ai.
Sipas dëshmisë, një nga pasuritë që aktualisht rezulton e sekuestruar në emër të Biserë Hatos ishte dhuruar nga djali i tij, Ejlo Hato, me miratimin e familjes Martinaj.
“Një pasuri që sot është e sekuestruar në emër të Biserë Hatos ia ka falur im bir, Ejlo Hato, me pëlqimin tim. Falja e banesës është bërë sepse Eljo Hato, djali i Biseres, i ka shpëtuar jetën Visit”, theksoi Mustafa Martinaj.
Lini një Përgjigje