
Policia arrestoi mbrëmjen e së mërkurës një tjetër zyrtar lidhur me abuzimin me pronat në zonën bregdetare në jug të vendit. Më konkretisht bëhet e ditur se policia arrestoi Dorian Hoxhën, kreun e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Himarë, ndaj të cilit është ngritur akuza për shpërdorim detyre.
Gjatë ditëve të fundit Saranda dhe Himara po kalojnë në sitën e Policisë dhe AMP-së, ku nuk kanë munguar arrestimet e zyrtarëve të lartë policorë. Pothuajse i gjithë zinxhiri komandues i komisariatit të Sarandës u ndalua nga AMP, përfshi edhe shefin e policisë lokale, që dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën lidhur me ndërtimet.
Lini një Përgjigje